Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aleanca refuzon takimin me Kurtin, Gjini: Qëndrimi ynë është i qartë dhe parimor

Qendra Info by Qendra Info
10/07/2026
in Lajme
0
Ardian Gjini pas votimit: Qytetarët ta marrin Kosovën në duart e tyre
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë publike përgjigjen zyrtare që i është dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke konfirmuar se Aleanca nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar për konsultime lidhur me formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Në letrën me datë 9 korrik 2026, Gjini rikujton se më 26 qershor 2026 Aleanca kishte prezantuar publikisht ofertën e saj për mbështetjen e themelimit të institucioneve të reja.

Sipas tij, Aleanca është e gatshme, pa kushte apo kërkesa vetjake, të ndihmojë në sigurimin e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit/es, nëse mandatari për formimin e Qeverisë pranon gjashtë pikat e ofertës së paraqitur nga kjo parti.

“Nisur nga qëndrimi ynë i qartë dhe parimor, nuk e shohim të nevojshëm takimin”, thuhet në përgjigjen zyrtare të nënshkruar nga Ardian Gjini.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Gjini shkroi:

“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti. Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik.”

Me këtë qëndrim, Aleanca konfirmon se nuk do t’i bashkohet raundit të takimeve të iniciuara nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, duke mbetur në pozicionin e shpallur publikisht në fund të muajit qershor.

Related

Previous Post

KEDS njofton ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike të premten – këto janë rajonet dhe oraret

Next Post

Franca mposht Marokun dhe siguron gjysmëfinalen e Botërorit 2026

Next Post
Franca mposht Marokun dhe siguron gjysmëfinalen e Botërorit 2026

Franca mposht Marokun dhe siguron gjysmëfinalen e Botërorit 2026

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.