“Gjelat” e drejtuar nga Didier Deschamps eliminuan sërish Marokun nga një Botëror, ashtu si në edicionin e vitit 2022, duke u kualifikuar për herë të tretë radhazi në mesin e katër skuadrave më të mira të turneut.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Franca ishte më kërkuese. Në minutën e 28-të, Kylian Mbappe humbi një penallti, pasi portieri maroken Yassine Bono priti goditjen e tij nga pika e bardhë.
Sulmuesi francez u rehabilitua në pjesën e dytë. Në minutën e 60-të ai realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës, duke kaluar Francën në epërsi 1-0. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ousmane Dembele dyfishoi rezultatin dhe vulosi fitoren e francezëve.
Me këtë gol, Mbappe arriti kuotën e tetë golave në Botërorin 2026, duke barazuar rekordin e Lionel Messit në këtë edicion. Gjithashtu, ai ka shënuar 20 gola në 20 ndeshje të Kupës së Botës, duke u bërë lojtari i parë në histori që realizon 12 gola në fazën eliminatore të Botërorit.
Në minutën e 77-të, Mbappe u zëvendësua pas një shqetësimi fizik, megjithatë, sipas raportimeve të para, dëmtimi nuk duket serioz.
Franca tashmë pret kundërshtarin në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Spanjë – Belgjikë, që zhvillohet më 10 korrik.
Rezultati
Francë 2-0 Marok
- ⚽ Kylian Mbappe 60′
- ⚽ Ousmane Dembele 66′
Çerekfinalet e Botërorit 2026
- ✅ Francë 2-0 Marok
- 📅 10 korrik: Spanjë – Belgjikë
- 📅 11 korrik: Norvegji – Angli
- 📅 12 korrik: Argjentinë – Zvicër

