Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: U dakorduam të vazhdojmë bisedimet për të shmangur zgjedhjet e reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se është arritur pajtim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vazhdimin e dialogut politik, me synimin për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Qendra Info by Qendra Info
10/07/2026
in Lajme
0
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: U dakorduam të vazhdojmë bisedimet për të shmangur zgjedhjet e reja
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku doli i vetëm në konferencë për media, ndonëse në takim kishte marrë pjesë së bashku me presidenten Vjosa Osmani.

Ai bëri të ditur se takimi ishte i pari pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe se fokusi i diskutimeve ishte gjetja e një zgjidhjeje për tejkalimin e ngërçit institucional.

“Ishte takimi i parë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Folëm për shmangien e zgjedhjeve të ardhshme, të katërtave me radhë brenda më pak se një viti e gjysmë. U pajtuam që të vazhdojmë komunikimin si mundësia e vetme për shmangien e zgjedhjeve”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, në takim janë diskutuar edhe parimet mbi të cilat duhet të ndërtohet një marrëveshje politike për krijimin e institucioneve të reja.

“Ne diskutuam për parimet rreth të cilave duhet të dakordohemi. LDK-ja jo vetëm që kërkon stabilitet institucional, por kërkon edhe balancë demokratike për t’i ofruar vendit institucione të qëndrueshme”, tha ai.

Abdixhiku shtoi se diskutimet do të vazhdojnë edhe në takimet e ardhshme, pasi sipas tij një takim i vetëm nuk ishte i mjaftueshëm për të trajtuar të gjitha çështjet.

“Po bëj përpjekje t’i definojmë parimet. Në një takim të vetëm ishte e pamjaftueshme t’i trajtonim të gjitha çështjet”, u shpreh kryetari i LDK-së.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut vjen në një periudhë të ngërçit politik për konstituimin e institucioneve të reja, ndërsa partitë parlamentare po zhvillojnë konsultime në përpjekje për të arritur një zgjidhje që do të shmangte mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Related

Previous Post

Vrasja në Zllakuqan, përplasen Prokuroria dhe mbrojtja: “E kreu krimin” – “Ishte vetëmbrojtje”

Next Post

Kurti pas takimit me Osmanin dhe Abdixhikun: Ende nuk ka marrëveshje, por jam optimist se do ta gjejmë zgjidhjen

Next Post
Kurti pas takimit me Osmanin dhe Abdixhikun: Ende nuk ka marrëveshje, por jam optimist se do ta gjejmë zgjidhjen

Kurti pas takimit me Osmanin dhe Abdixhikun: Ende nuk ka marrëveshje, por jam optimist se do ta gjejmë zgjidhjen

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.