Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi sot, nga ora 10:00.
Sipas vendimit të ministrisë, operatorët ekonomikë nuk mund t’i shesin derivatet mbi çmimet e përcaktuara.
Çmimet maksimale të lejuara janë:
- Nafta (Diesel): 1.49 euro për litër
- Benzina: 1.38 euro për litër
- Gazi (LPG): 0.61 euro për litër
MINT publikon rregullisht çmimet tavan për derivatet e naftës, të cilat përcaktohen në bazë të lëvizjeve të tregut ndërkombëtar dhe mekanizmave të paraparë me legjislacionin në fuqi.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot në orën 10:00 dhe vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës nga ministria.

