Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hegseth njofton test vjetor të testosteronit për ushtarakët mbi 30 vjeç

Qendra Info by Qendra Info
17/07/2026
in Lajme
0
Shefi i Pentagonit trondit ushtrinë amerikane: Mjaft me “mbeturina ideologjike”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka prezantuar një program të ri që parashikon testim vjetor të nivelit të testosteronit për personelin ushtarak mbi moshën 30-vjeçare, si pjesë e kontrolleve periodike mjekësore.

Sipas planit, ushtarakët mbi 30 vjeç do t’i nënshtrohen testimit të detyrueshëm çdo vit, ndërsa për personelin nën këtë moshë testi do të jetë vullnetar. Ata që rezultojnë me nivele të ulëta të hormonit do të kenë mundësinë të ndjekin terapi zëvendësuese të testosteronit (TRT), e cila do të financohet nga qeveria amerikane.

Hegseth, ish-oficer i Gardës Kombëtare dhe veteran i luftës në Irak, e cilësoi këtë nismë si pjesë të përpjekjeve për të ruajtur gatishmërinë fizike dhe psikologjike të forcave të armatosura.

“Luftëtari individual do të jetë gjithmonë avantazhi ynë më i madh taktik dhe ne kemi detyrimin ta ruajmë atë”, deklaroi ai në një video të publikuar nga Pentagoni.

Në mesazhin e tij, Hegseth e përshkroi testosteronin si një faktor të rëndësishëm për optimizimin e performancës së ushtarëve, duke theksuar se me kalimin e moshës nivelet e këtij hormoni bien natyrshëm.

Ai shtoi se objektivi nuk është rritja artificiale e performancës, por rikthimi i niveleve normale hormonale për të garantuar gatishmërinë maksimale të trupave në kushtet e sfidave moderne të sigurisë.

Nisma është pjesë e politikave më të gjera të administratës Trump për zgjerimin e qasjes në terapitë zëvendësuese hormonale për meshkujt me performancë të lartë.

Megjithatë, plani ka nxitur reagime në SHBA. Një pjesë e mediave dhe analistëve e kanë cilësuar atë si një lëshim ndaj qarqeve konservatore dhe të ashtuquajturës “manosferë”, komunitete online që promovojnë modele tradicionale të maskulinitetit dhe ndaj të cilave Hegseth është konsideruar i afërt.

Gjatë drejtimit të Pentagonit, Hegseth ka ndërmarrë edhe masa të tjera të debatueshme, përfshirë kufizimin e shërbimit të personave transgjinorë në ushtri, bllokimin e promovimeve të disa grave në gradat më të larta ushtarake dhe përpjekjen për të hequr detyrimin e vaksinimit sezonal kundër gripit, vendim nga i cili u tërhoq pas një shpërthimi gripi në bazat e Forcave Ajrore.Burimi:Corriere della Sera.

Related

Previous Post

Kosova dorëzon në afat raportin për Planin e Rritjes, Komisioni Evropian nis vlerësimin e reformave

Next Post

Raportuesi i PE-së, Riho Terras: Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë minon dialogun me BE-në

Next Post
Raportuesi i PE-së, Riho Terras, i bën thirrje Kurtit: Të ndërtojë koalicion funksional dhe të sigurojë zgjedhjen e presidentit

Raportuesi i PE-së, Riho Terras: Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë minon dialogun me BE-në

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.