Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike këtë të shtunë

Qendra Info by Qendra Info
18/07/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, më 18 korrik 2026, do të realizohen punime të planifikuara për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit energjetik, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në disa rajone të vendit.

Punimet do të zhvillohen në rajonet e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Gjakovës dhe Gjilanit, ndërsa ndërprerjet do të zgjasin nga disa minuta deri në disa orë, varësisht nga natyra e punimeve.

Rajoni i Prishtinës

Ndërprerje do të ketë në pjesë të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Podujevës, duke përfshirë lokalitetet:

  • Arllat, Kleçkë, Vuçak, Llapushnik, Negroc, Gjurgjicë, Terpezë, Berish, Divilak;
  • Mazgit, Prestreshët, Boshnjakët, Klinakët, Berishti dhe zona përreth;
  • Bardhi i Madh;
  • Prugovc, Lupq i Poshtëm, Vranidoll, Tenezhdoll dhe zona e Kazermës së FSK-së.

Punimet do të realizohen kryesisht nga ora 08:30 deri në 18:00, varësisht nga lokacioni.

Rajoni i Pejës

Ndërprerjet do të prekin:

  • Gurrakocin, Tomocin, Veriqin, Gusarën, zonën e Megafrutit dhe Abi Petrol;
  • Gorazhdevcin, Poqestën, Dobërdolin, Millovancin, Vragocin, Babiqin, Belincën dhe Gllaviçicën;
  • Fshatrat e Komunës së Deçanit si Dashinoc, Gllogjan, Gramaqel, Irzniq, Lumbardh, Llukë, Maznik, Pozhar, Ratish dhe Shaptej.

Rajoni i Prizrenit

Pa energji elektrike do të mbesin nga ora 09:00 deri në 15:00:

  • Shpenadia, Caparci, Novaka, Velezha, Sërbica e Epërme, Smaqi, Legjenda, Malësia e Re, Trepetica, si dhe disa biznese në këtë zonë.

Rajoni i Ferizajt

Ndërprerjet do të përfshijnë:

  • Burrnikun, Kashtanjevin dhe Izhancin;
  • një pjesë të qytetit të Lipjanit;
  • objektin “Model Sllovenia”;
  • disa lagje dhe rrugë në Ferizaj, përfshirë rrugët Driton Islami, Vëllezërit Gërvalla, Rexhep Bislimi, si dhe zonat përreth magjistrales Ferizaj–Prishtinë.

Punimet do të zgjasin deri në 18:00 në disa zona.

Rajoni i Gjakovës

Nga ora 10:00 deri në 15:00 ndërprerje do të ketë në:

  • Fshaj, Muhader, Pnish, Rogovë, Smaq, Ujzë dhe Marmull.

Rajoni i Gjilanit

Ndërprerja do të prekë:

  • Rrugën “28 Nëntori”, në zonën e TS “Xhamia e Medreses”, nga ora 10:00 deri në 15:30.

KEDS njofton se ndërprerjet janë të domosdoshme për realizimin e punimeve të mirëmbajtjes, rritjen e sigurisë së rrjetit elektrik dhe zhvillimin e projekteve investive, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet e përkohshme.

Related

Previous Post

Vapa kulmon në Kosovë, pasditja sjell rrezik për stuhi të fuqishme me breshër

Next Post

Temperaturat e larta, kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Next Post
Këto rrugë bllokohen nga nesër deri të shtunën

Temperaturat e larta, kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.