Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

AAK zgjedh Kryesinë e re, Ardian Gjini: Aleanca po forcon strukturat për sfidat politike

Qendra Info by Qendra Info
20/07/2026
in Lajme
0
AAK zgjedh Kryesinë e re, Ardian Gjini: Aleanca po forcon strukturat për sfidat politike
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zgjedhur përbërjen e re të Kryesisë së partisë, ndërsa janë funksionalizuar edhe disa prej organeve kryesore drejtuese.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, i cili njoftoi se Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës, i dalë pas zgjedhjeve të brendshme, votoi Kryesinë e re, si dhe themeloi e funksionalizoi Këshillin e Kryetarëve të Degëve, Këshillin e Nderit, Kolegjiumin e Ekspertëve të Aleancës, Kolegjiumin e Anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe Kolegjiumin e Drejtorëve të Aleancës.

“Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës, i dalur pas zgjedhjeve të brendshme, votoi përbërjen e re të Kryesisë, si dhe u bë themelimi dhe funksionalizimi i organeve të partisë. Ky proces shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e strukturave tona dhe në përgatitjen për sfidat politike që na presin”, shkroi Gjini.

Ai theksoi se Aleanca mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimin për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të fuqishme, duke u mbështetur në përvojën dhe energjinë e anëtarëve të saj.

Sipas tij, Kryesia e re përfaqëson një kombinim të përvojës dhe brezit të ri, me synimin për të udhëhequr proceset politike dhe organizative të partisë.

Përbërja e Kryesisë së re të AAK-së

  • Ardian Gjini – Kryetar
  • Besnik Tahiri – Nënkryetar i Parë
  • Burim Ramadani – Nënkryetar
  • Time Kadrijaj – Nënkryetare
  • Agim Çeku – Nënkryetar
  • Smajl Latifi – Nënkryetar
  • Avni Arifi – Sekretar i Përgjithshëm
  • Lulzim Leci – Sekretar Ekzekutiv
  • Kushtrim Xhemaili – Zëdhënës

Kryesia përfshin gjithashtu anëtarë të tjerë, mes të cilëve Daut Haradinaj, Fatime Lika, Faton Jakupi, Kreshnik Smajli, Redon Deda, Tahir Çitaku, Teuta Haxhiu, Vala Peshku, Xhevahire Vllasaliu, Zenun Elezaj dhe dhjetëra përfaqësues të tjerë nga strukturat e Aleancës.

Në përfundim të njoftimit, Ardian Gjini uroi të gjithë të zgjedhurit, duke u dëshiruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive të reja politike.

Related

Previous Post

Ministrja serbe që foli për spastrim etnik të shqiptarëve, merr pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë.

Next Post

E marta nis me diell, por pasditja mund të sjellë stuhi të izoluara

Next Post
Largohet shiu, java e ardhshme nis me mot të kthjellët, ja sa do të arrijnë temperaturat të hënën

E marta nis me diell, por pasditja mund të sjellë stuhi të izoluara

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.