Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zgjedhur përbërjen e re të Kryesisë së partisë, ndërsa janë funksionalizuar edhe disa prej organeve kryesore drejtuese.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, i cili njoftoi se Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës, i dalë pas zgjedhjeve të brendshme, votoi Kryesinë e re, si dhe themeloi e funksionalizoi Këshillin e Kryetarëve të Degëve, Këshillin e Nderit, Kolegjiumin e Ekspertëve të Aleancës, Kolegjiumin e Anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe Kolegjiumin e Drejtorëve të Aleancës.
“Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës, i dalur pas zgjedhjeve të brendshme, votoi përbërjen e re të Kryesisë, si dhe u bë themelimi dhe funksionalizimi i organeve të partisë. Ky proces shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e strukturave tona dhe në përgatitjen për sfidat politike që na presin”, shkroi Gjini.
Ai theksoi se Aleanca mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimin për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të fuqishme, duke u mbështetur në përvojën dhe energjinë e anëtarëve të saj.
Sipas tij, Kryesia e re përfaqëson një kombinim të përvojës dhe brezit të ri, me synimin për të udhëhequr proceset politike dhe organizative të partisë.
Përbërja e Kryesisë së re të AAK-së
- Ardian Gjini – Kryetar
- Besnik Tahiri – Nënkryetar i Parë
- Burim Ramadani – Nënkryetar
- Time Kadrijaj – Nënkryetare
- Agim Çeku – Nënkryetar
- Smajl Latifi – Nënkryetar
- Avni Arifi – Sekretar i Përgjithshëm
- Lulzim Leci – Sekretar Ekzekutiv
- Kushtrim Xhemaili – Zëdhënës
Kryesia përfshin gjithashtu anëtarë të tjerë, mes të cilëve Daut Haradinaj, Fatime Lika, Faton Jakupi, Kreshnik Smajli, Redon Deda, Tahir Çitaku, Teuta Haxhiu, Vala Peshku, Xhevahire Vllasaliu, Zenun Elezaj dhe dhjetëra përfaqësues të tjerë nga strukturat e Aleancës.
Në përfundim të njoftimit, Ardian Gjini uroi të gjithë të zgjedhurit, duke u dëshiruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive të reja politike.

