E marta në Kosovë pritet të karakterizohet me mot mjaft të paqëndrueshëm, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Paraditja do të nisë me mot kryesisht me diell, por me shtim gradual të vranësirave. Gjatë pasdites, atmosfera do të destabilizohet ndjeshëm, duke krijuar kushte për rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Në disa rajone priten shtrëngata të fuqishme lokale, me reshje intensive, shkarkesa të forta atmosferike dhe erëra të fuqishme kalimtare, ndaj rekomandohet kujdes gjatë lëvizjes dhe aktiviteteve në natyrë.
Temperaturat do të lëvizin nga 16°C në orët e mëngjesit deri në 32°C gjatë ditës, përpara se të pësojnë ulje në zonat e prekura nga stuhitë.

