Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së dhe Qeverinë, në fokus bilanci i punës dhe fjalimi i kryeministrit

Qendra Info by Qendra Info
24/07/2026
in Lajme
0
Rama uron Kurban Bajramin me pamje festive nga Xhamia e Namazgjasë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave, në një takim që do të nisë në orën 09:30.

Sipas axhendës, mbledhja do të hapet nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi punën e Kuvendit, përdorimin e teknologjisë në funksionimin e institucionit, si dhe planet për godinën e re të Kuvendit.

Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të prezantojë raportin mbi aktivitetin e deputetëve gjatë këtij sesioni parlamentar, me fokus punën në komisionet parlamentare dhe pjesëmarrjen në seancat plenare.

Rama: “Thirrja ‘Rama, jepe dorëheqjen’ më ekzalton”

Në përmbyllje të mbledhjes pritet të mbajë fjalën kryeministri Edi Rama.

Një mbrëmje më parë, Rama publikoi në rrjetet sociale një video ku shfaqej duke përgatitur fjalimin e tij, ndërsa në sfond dëgjoheshin protestuesit që thërrisnin “Rama, jepe dorëheqjen”. Kryeministri reagoi me ironi, duke deklaruar se kjo thirrje e “ekzalton”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se në mbledhje do të ndajë reflektimet e tij mbi atë që e quajti “pasqyra e bulevardit të flamingove”.

Axhenda e mbledhjes

  • 09:30 – Hapja e mbledhjes.
  • Niko Peleshi – Bilanci mbi drejtimin e Kuvendit dhe zhvillimet institucionale.
  • Taulant Balla – Raporti për punën e Grupit Parlamentar të PS-së gjatë sesionit.
  • Edi Rama – Fjala përmbyllëse e mbledhjes.

Related

Previous Post

Policia njofton masa të veçanta trafiku më 24 dhe 25 korrik për shkak të koncertit në Prishtina Mall

Next Post

SHBA vendos tarifa të reja doganore për 60 partnerë tregtarë, BE kërkon sqarime nga Uashingtoni

Next Post
Lufta ndaj Iranit, vjen dorëheqja e parë në administratën Trump

SHBA vendos tarifa të reja doganore për 60 partnerë tregtarë, BE kërkon sqarime nga Uashingtoni

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.