Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka bërë të ditur se të hënën, më 27 korrik, nuk do të zbatohen kufizime të përkohshme për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave për ditën e nesërme, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për kufizimin e lëvizjes së këtyre automjeteve gjatë temperaturave të larta.
MIT thekson se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të kushteve meteorologjike dhe do të informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur do të jetë e nevojshme të zbatohen kufizimet.
“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e MIT-së.

