Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fluks i shtuar në disa pika kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Qendra Info by Qendra Info
04/08/2026
in Lajme
0
Fluksi në kufi në mbrëmje: Deri në 90 minuta pritje në Muçibabë, kolona 1.2 kilometra
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku gjatë pasdites së sotme janë regjistruar pritje më të gjata në disa pika hyrëse të Kosovës.

Pika kufitare me fluksin më të madh mbetet Jarinja, ku pritjet në hyrje zgjasin 45 deri në 50 minuta, ndërsa është krijuar kolonë prej rreth 600 metrash. Në dalje, pritjet janë 10–15 minuta, me kolonë prej 100 metrash.

Edhe në Dheun e Bardhë është shënuar fluks i shtuar. Qytetarët presin rreth 40 minuta në hyrje dhe 35 minuta në dalje, ndërsa kolonat arrijnë deri në 250 metra në hyrje dhe 200 metra në dalje.

Pritje të konsiderueshme ka edhe në Muçibabë, ku në hyrje nevojiten rreth 40 minuta, ndërsa në dalje 15 minuta. Kolona në hyrje arrin deri në 500 metra, ndërsa në dalje rreth 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Kullën, Merdarën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Vërmicën, Hanin e Elezit, Glloboqicën, Stançiqin dhe Mutivodën, qarkullimi zhvillohet pa vonesa të theksuara, me pritje që variojnë nga 1 deri në 10 minuta.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nuk janë raportuar pritje për kamionët në asnjërën nga pikat kufitare.

Të dhënat janë përditësuar më 4 gusht 2026, në orën 17:20.

Related

Previous Post

AUV alarmon: Gati çdo i pesti produkt i qumështit në Kosovë kishte përbërës të padeklaruar, zbulohen shkelje me vajin e palmës

Next Post

Shqipëria shpall “non grata” dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndalohet hyrja në vend për 10 vjet

Next Post
Shqipëria shpall “non grata” dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndalohet hyrja në vend për 10 vjet

Shqipëria shpall “non grata” dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndalohet hyrja në vend për 10 vjet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.