Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Mirlind Daku drejt Spartakut të Moskës, kontratë milionëshe që mund t’i sjellë deri në 16.5 milionë euro

Qendra Info by Qendra Info
05/08/2026
in Sport
0
Mirlind Daku drejt Spartakut të Moskës, kontratë milionëshe që mund t’i sjellë deri në 16.5 milionë euro
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, është shumë pranë zyrtarizimit si futbollist i ri i Spartak Moscow, në një transferim që pritet të jetë më fitimprurësi në karrierën e tij.

Sipas raportimeve të mediave ruse, Spartaku ka aktivizuar klauzolën e lirimit të Dakut duke i paguar rreth 11 milionë euro Rubin Kazan, ndërsa sulmuesi 27-vjeçar do të përfitojë një kontratë me kushte financiare shumë të favorshme.

Sipas të njëjtave raportime, Daku do të ketë një përfitim prej rreth 3.75 milionë eurosh në sezon. Nga kjo shumë:

  • 2.5 milionë euro do të jenë pagë fikse vjetore;
  • 1.25 milionë euro do të përfitohen si bonus besnikërie për çdo sezon.

Përveç pagës, sulmuesi shqiptar do të arkëtojë edhe një bonus nënshkrimi prej 1.5 milionë eurosh.

Kontrata pritet të jetë e vlefshme për tre sezone, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit shtesë. Nëse aktivizohet edhe viti i katërt dhe plotësohen të gjitha kushtet financiare të marrëveshjes, Daku mund të përfitojë deri në 16.5 milionë euro.

Ky transferim vjen pas një periudhe të suksesshme të Dakut te Rubin Kazani, ku ai u shndërrua në një nga sulmuesit më të spikatur të kampionatit rus.

Megjithatë, transferimi nuk është pritur pozitivisht nga të gjithë tifozët e Spartakut. Një pjesë e tyre kanë shprehur kundërshtimin ndaj afrimit të futbollistit shqiptar, duke shfaqur gjatë ditëve të fundit edhe pankarta me mesazhe fyese ndaj shqiptarëve.

Related

Previous Post

Mërgim Lushtaku: PDK nuk bie pre e lojërave të pushtetit mashtrues

Next Post

Dushi: Kurti dhe VV-ja nuk e duan stabilitetin, por krizën.

Next Post
Dushi: Kurti dhe VV-ja nuk e duan stabilitetin, por krizën.

Dushi: Kurti dhe VV-ja nuk e duan stabilitetin, por krizën.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.