Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se subjekti i tij politik po tregon vendosmëri dhe qëndrueshmëri në zhvillimet aktuale politike, duke refuzuar, sipas tij, të bëhet pjesë e “lojërave” të pushtetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku tha se PDK-ja mbetet e palëkundur në qëndrimet e saj.
“PDK po dëshmon se di të qëndrojë drejt dhe krenare, ashtu siç i ka hije. PDK nuk bie pre e lojërave dhe skenarëve të këtij pushteti mashtrues. Për shtetin. Për Kosovën”, ka shkruar Lushtaku.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur skena politike në Kosovë po karakterizohet nga përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet partive për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

