E mërkura në Kosovë pritet të sjellë mot më të ndryshueshëm, ndonëse dita do të nisë me kushte të qëndrueshme.
Në mëngjes dhe gjatë paradites pritet të mbajë mot plotësisht i kthjellët dhe i nxehtë, ndërsa gjatë pasdites nga veriu dhe veriperëndimi priten zhvillime të vranësirave që mund të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu, vetëtima dhe bubullimë.
Disa zhvillime të izoluara mund të paraqiten edhe në pjesët qendrore të Kosovës, por reshjet dhe stuhitë do të jenë të karakterit lokal dhe nuk pritet të përfshijnë tërë territorin.
Gjatë pasdites pritet të fuqizohen erërat veriore, të cilat do të sjellin freskim të lehtë në disa zona, sidomos aty ku do të shfaqen reshje.
Temperaturat do të luhaten nga 17°C në mëngjes deri në 35°C gjatë ditës.

