Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

LDK heq dorë nga të gjitha pozitat politike: “Nuk duam asnjë ministri, kryetarin e Kuvendit apo presidencën”

Qendra Info by Qendra Info
13/08/2026
in Lajme
0
LDK heq dorë nga të gjitha pozitat politike: “Nuk duam asnjë ministri, kryetarin e Kuvendit apo presidencën”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të mos kërkojë asnjë pozitë politike në kuadër të institucioneve të ardhshme të vendit, duke deklaruar se synimi i saj është të kontribuojë në zgjidhjen e krizës aktuale politike dhe në funksionalizimin e institucioneve.

Vendimi u bë i ditur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie.

Abdixhiku tha se LDK-ja është e gatshme të heqë dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në institucionet e vendit, në mënyrë që, sipas tij, të hiqet çdo pengesë për arritjen e një zgjidhjeje.

“Për ta çliruar procesin nga çdo alibi dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror, LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale”, deklaroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së bëri të qartë se partia nuk do të kërkojë asnjë ministri në qeverinë e ardhshme.

“LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri, le t’i mbajë të gjitha VV-ja”, u shpreh ai.

Abdixhiku konfirmoi gjithashtu se LDK-ja po tërhiqet nga kërkesa për postin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa tha se partia ka hequr dorë edhe nga kërkesa për të udhëhequr Presidencën.

“Hiqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe, më e rëndësishmja, edhe nga kërkesa për ta udhëhequr postin e presidentit”, tha Abdixhiku.

Megjithatë, ai theksoi se LDK-ja mbetet e gatshme për dialog politik për zgjedhjen e një presidenti, për të cilin tha se duhet të mbrojë interesat e Republikës së Kosovës.

Sipas Abdixhikut, vendimi për të mos kërkuar poste nuk nënkupton heqjen dorë nga përgjegjësia opozitare. Ai tha se, nëse Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se nuk ka nevojë për partnerë politikë, LDK-ja do të qëndrojë në opozitë dhe do ta ushtrojë këtë rol.

“Meqë LVV-ja po vlerëson se s’ka nevojë për partnerë, s’do ta ketë as si dekor. Do të qëndrojmë në opozitë dhe do ta ushtrojmë këtë përgjegjësi me dinjitet. Pavarësisht këtij qëndrimi, s’do ta shndërrojmë zhgënjimin politik në bllokadë”, deklaroi ai.

Abdixhiku përsëriti se LDK-ja është e gatshme të bisedojë për një zgjidhje institucionale, veçanërisht për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, duke e vendosur interesin e shtetit mbi përfitimet politike të partisë.

Related

Previous Post

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër zyrtarëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Next Post

Abdixhiku zbulon ofertën e LVV-së për LDK-në: 3 ministri dhe një post zëvendëskryeministri – “Refuzuam një nënshtrim të tillë”

Next Post
Abdixhiku sot përballet me votën e 355 delegatëve: Vendoset fati i tij politik.

Abdixhiku zbulon ofertën e LVV-së për LDK-në: 3 ministri dhe një post zëvendëskryeministri – “Refuzuam një nënshtrim të tillë”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.