Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PDK i bën thirrje Kurtit të thërrasë seancën konstituive: “LVV nuk është mbi shtetin dhe Kushtetutën”

Qendra Info by Qendra Info
17/08/2026
in Lajme
0
PDK i bën thirrje Kurtit të thërrasë seancën konstituive: “LVV nuk është mbi shtetin dhe Kushtetutën”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka bërë thirrje deputetit Albin Kurti që të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit dhe të nisë procesi për konstituimin e institucioneve të reja.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, në një konferencë për media para objektit të Qeverisë, tha se deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së janë aty për të kundërshtuar hyrjen e Kurtit në institucionin e Qeverisë, për të cilin ajo pretendon se është “marrë peng”.

Hoxha tha se Kurti, në vend që të pengojë procesin parlamentar, duhet të kthehet në Kuvend dhe të krijojë kushtet për konstituimin e tij.

“Kurti duhet ta kuptojë që, në vend se ta sabotojë Kuvendin, ai duhet të vijë aty dhe të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin. Ajo është puna e tij parësore që duhet ta bëjë si fitues i zgjedhjeve të fundit: ta propozojë emrin dhe të ecim përpara në themelimin e institucioneve”, deklaroi Hoxha.

PDK: Kurti nuk mund të jetë mbi shtetin

PDK-ja e përsëriti kërkesën që seanca konstituive të thirret sa më parë, duke e cilësuar këtë si hap të domosdoshëm për nisjen e punës së Legjislaturës së XI-të të Kuvendit.

Hoxha tha se asnjë subjekt politik dhe asnjë deputet nuk mund të vendoset mbi institucionet e Republikës së Kosovës.

“Albin Kurti nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës, partia e tij nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës dhe mbi Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj, deputetët duhet të kthehen në Kuvend për të nisur procedurat e konstituimit të institucioneve dhe për të rikthyer, siç u shpreh ajo, “rendin kushtetues”.

Deklaratat e PDK-së vijnë në një periudhë të tensionuar politike, ndërsa partitë parlamentare vazhdojnë përplasjet rreth mënyrës dhe hapave që duhet të ndiqen për konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Related

Previous Post

MINT publikon çmimet e derivateve për sot: Nafta 1.76 euro për litër

Next Post

Kushner mbërrin në Izrael pas takimit me Hamasin, në fokus plani amerikan për paqen në Gaza

Next Post
Kongresi amerikan heton Jared Kushner për fondin saudit 2 miliardë dollarë dhe konflikt interesi

Kushner mbërrin në Izrael pas takimit me Hamasin, në fokus plani amerikan për paqen në Gaza

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.