Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimet maksimale janë:
- Nafta: 1.76 euro për litër
- Benzina: 1.50 euro për litër
- Gazi: 0.62 euro për litër
Çmimet e përcaktuara nga Ministria hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për 24 orët e ardhshme.
MINT përcakton çdo ditë çmimin maksimal të lejuar të shitjes së derivateve në tregun e Kosovës, në bazë të lëvizjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

