Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hamza mbështet Marshin për Liri më 12 shtator: “Të bashkohemi në Prishtinë”

Qendra Info by Qendra Info
21/08/2026
in Lajme
0
Hamza mbështet Marshin për Liri më 12 shtator: “Të bashkohemi në Prishtinë”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur mbështetjen për Marshin për Liri, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, nën moton “Kosova po pret”.

Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, Hamza ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në këtë organizim, duke theksuar rëndësinë e 16 shtatorit, datë kur pritet vendimi në Hagë lidhur me ish-krerët e UÇK-së.

“Kosova po pret. Po pret 16 shtatorin. Po pret të shohë se cili do të jetë vendimi në Hagë. Kosova po pret që ta ngremë zërin për çlirimtarët tanë”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka ftuar qytetarët, pavarësisht përkatësisë politike, që t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit.

“Prandaj, ju ftoj të gjithëve, pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie politike, që më 12 shtator të bashkohemi në mbështetje të tyre. Më 12 shtator, në orën 14:00, të gjithë bashkë në Prishtinë!”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, marshimi synon të shprehë mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe të përcjellë mesazhin se Kosova qëndron pas historisë dhe luftës së saj çlirimtare.

Marshi për Liri pritet të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, duke nisur nga ora 14:00. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës.

Hamza e ka përmbyllur mesazhin me një thirrje të drejtpërdrejtë:

“Sepse kur Kosova pret, ne duhet të jemi aty.”

Related

Previous Post

Ankaraja dhe Athina përplasen sërish për Egjeun: Energjia e rinovueshme rikthen debatin mbi sovranitetin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.