E hëna në Kosovë pritet të karakterizohet me mot mjaft të nxehtë dhe kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës do të ketë edhe vranësira lokale.
Në disa rajone, këto vranësira mund të zhvillohen dhe lokalisht të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu, vetëtima dhe bubullimë. Reshjet pritet të jenë të pakta dhe të karakterit lokal, kryesisht gjatë pasdites dhe eventualisht në mbrëmje.
Megjithatë, këto zhvillime nuk pritet të përfshijnë tërë territorin e Kosovës, ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të mbetet e thatë dhe me temperatura të larta.
Temperaturat do të luhaten nga 17°C në mëngjes deri në 35°C gjatë ditës.

