Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas përditësimit të fundit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është ulur për dy cent, duke zbritur në 1.76 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara për sot janë:
- Nafta: 1.76 euro/litër
- Benzina: 1.53 euro/litër
- Gasi: 0.63 euro/litër
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Ndryshimi vjen në kuadër të përditësimit të rregullt të çmimeve të derivateve nga MINT, ndërsa nafta shënon një ulje të lehtë krahasuar me ditën paraprake.

