Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Azemi i LVV-së i kundërpërgjigjet Ramës: “LVV-ja e ka kundërshtuar që nga dita e parë marrëveshjen e NPB-së”

Qendra Info by Qendra Info
30/08/2026
in Lajme
0
Azemi i LVV-së i kundërpërgjigjet Ramës: “LVV-ja e ka kundërshtuar që nga dita e parë marrëveshjen e NPB-së”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me bllokimin e llogarive të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe borxhin prej rreth 32 milionë eurosh që kjo ndërmarrje është e obliguar t’ua paguajë tri kompanive private.

Azemi ka thënë se konferenca e thirrur prej tij ishte kundërreagim ndaj, siç i ka cilësuar, “gënjeshtrave të pacipa” të Ramës, i cili e ka akuzuar LVV-në dhe qeverisjen e saj për gjendjen në të cilën ndodhet NPB-ja.

Sipas Azemit, Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar procesin që nga fillimi dhe ka paralajmëruar për rrezikun që i kanosej ndërmarrjes.

“Dihet qartë që LVV-ja e ka kundërshtuar këtë proces që nga dita e parë. Që nga viti 2018 kemi paralajmëruar se drejtorët e Shpend Ahmetit po falsifikojnë dokumente dhe NPB-ja është në rrezik. Është e vetmja LVV-ja që ka alarmuar për rrezikun që po i kanosej NPB-së”, ka deklaruar Azemi.

Ai ka thënë se partia e tij kishte paralajmëruar publikisht edhe për dëmin financiar që mund t’i shkaktohej ndërmarrjes, ndërsa pretendon se në Kuvendin Komunal të Prishtinës nismat e tyre janë bllokuar vazhdimisht nga PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca.

Azemi ka akuzuar Ramën se gjatë mandatit të tij nuk ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme për mbrojtjen e NPB-së.

“Për më shumë se katër vjet PDK-ja ka pasur rol vendimtar në NPB. Kronologjia është e qartë, LVV-ja e kundërshtoi këtë marrëveshje të dyshimtë. Edhe një herë po dëshmohet se kur bëhet fjalë për interesa të ngushta, këta bëhen bashkë sepse në realitet janë bashkë”, ka thënë ai.

Rama: Përgjegjësia është e qeverisjes së kaluar

Përparim Rama, ndërkaq, e ka vendosur përgjegjësinë për situatën e krijuar në NPB mbi qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rama ka thënë se marrëveshja për bashkinvestimin në parcelat e NPB-së në Lakrishtë ishte nënshkruar gjatë qeverisjes para tij, ndërsa gjatë mandatit të tij, sipas tij, ishte kërkuar hetimi i kontratës.

Çështja lidhet me një marrëveshje të vitit 2021, kur NPB-ja kishte hyrë në bashkinvestim me tri kompani private për zhvillimin e një projekti banesor dhe afarist në parcelat e ndërmarrjes në Lakrishtë.

Projekti parashihte ndërtimin e pesë objekteve, por nuk u realizua. Mosmarrëveshja mes palëve përfundoi në gjykatë dhe, sipas vendimit të përmendur nga Rama, NPB-ja është obliguar t’u paguajë tri kompanive rreth 32 milionë euro, në emër të fitimit të humbur.

Përplasja e fundit mes Ramës dhe LVV-së rikthen në qendër të debatit politik përgjegjësinë për marrëveshjen, menaxhimin e NPB-së dhe pasojat financiare që mund të ketë për Komunën e Prishtinës.

Related

Previous Post

Maqedonci uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Akademinë Ushtarake të Turqisë

Next Post

Përparim Rama paralajmëron protestë më 1 shtator: “Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”

Next Post
Përparim Rama paralajmëron protestë më 1 shtator: “Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”

Përparim Rama paralajmëron protestë më 1 shtator: “Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.