Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përparim Rama paralajmëron protestë më 1 shtator: “Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”

Qendra Info by Qendra Info
30/08/2026
in Lajme
0
Përparim Rama paralajmëron protestë më 1 shtator: “Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar protestë më 1 shtator kundër, siç pretendon ai, bllokimit të komunave dhe të buxheteve për investime nga Qeveria e Kosovës.

Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në protestën që do të mbahet të martën, më 1 shtator, në ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Boll mo! Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, kryetarët e komunave të Kosovës janë bërë bashkë për të kundërshtuar atë që e konsiderojnë bllokim të komunave dhe ndëshkim të qytetarëve.

Rama ka akuzuar Qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti se po ua bllokon komunave buxhetet dhe investimet për arsye politike.

“Paratë që i paguani si tatim duhet t’ju kthehen juve në shkolla, çerdhe, rrugë, shëndetësi dhe investime. Në vend të kësaj, Qeveria Kurti po ua bllokon komunave buxhetin dhe investimet veç pse nuk e kemi votu Vetëvendosjen!”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Prishtinës e ka cilësuar situatën si “çmenduri institucionale” dhe “ofendim për secilin qytetar të Prishtinës dhe të Kosovës”.

Ai ka paralajmëruar se protesta do të jetë një kundërshtim ndaj, siç e përshkruan, përpjekjeve për centralizim të pushtetit dhe përdorimit të buxhetit si mjet presioni politik.

“Kur qytetarët ndëshkohen për mënyrën si votojnë, kur paratë e tyre bllokohen dhe pushteti tenton të centralizohet në një dorë, kjo është rruga drejt autokracisë. Na nuk kemi me leju këtë!”, ka shkruar Rama.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës dhe të komunave të tjera që t’i bashkohen protestës.

“Prishtina është e Prishtinalive dhe e krejt Kosovës, dhe s’kemi me leju një njeri me plane e motive të dyshimta me nal zhvillimin e me përça një popull”, ka deklaruar Rama.

Protesta është paralajmëruar të mbahet më 1 shtator, në ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sipas njoftimit të Ramës, për pjesëmarrësit do të ketë edhe parking pa pagesë te Pallati i Rinisë.

Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë kur në skenën politike dhe institucionale në Kosovë është hapur një përplasje e fortë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal lidhur me financimin e komunave dhe zbatimin e projekteve të tyre.

Related

Previous Post

Azemi i LVV-së i kundërpërgjigjet Ramës: “LVV-ja e ka kundërshtuar që nga dita e parë marrëveshjen e NPB-së”

Next Post

Islanda i thotë “Jo” BE-së: 52.8% kundër rifillimit të negociatave, çështja pritet të mbyllet në parlament

Next Post
Islanda i thotë “Jo” BE-së: 52.8% kundër rifillimit të negociatave, çështja pritet të mbyllet në parlament

Islanda i thotë “Jo” BE-së: 52.8% kundër rifillimit të negociatave, çështja pritet të mbyllet në parlament

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.