Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

I dërguari i Trump në Tiranë: Shqipëria aleate e rëndësishme, Zampolli komenton edhe shtetin Bektashi

Qendra Info by Qendra Info
07/09/2026
in Lajme
0
I dërguari i Trump në Tiranë: Shqipëria aleate e rëndësishme, Zampolli komenton edhe shtetin Bektashi
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I Dërguari Special i presidentit të SHBA-së për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku është takuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërsa ka vizituar edhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Zampolli zhvilloi takime me përfaqësues të dy forcave më të mëdha parlamentare, PS-së dhe PD-së, ku në fokus ishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, situata politike në vend, si dhe çështje që lidhen me sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në emër të Partisë Demokratike, Zampolli u prit nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetja Jorida Tabaku.

Sipas një deklarate të PD-së, gjatë takimit u diskutua për korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilat, sipas demokratëve, kanë krijuar një klimë të pafavorshme për investimet e huaja dhe kanë dëmtuar besimin e partnerëve ndërkombëtarë.

PD bëri të ditur gjithashtu se në takim u diskutua edhe ajo që përfaqësuesit e saj e cilësuan si “axhenda Soros” në Shqipëri.

Balla: Shqipëria rol të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin

Nga pala socialiste, Taulant Balla publikoi një fotografi me të dërguarin amerikan, duke bërë të ditur se diskutimet u përqendruan te partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA-së, paqja dhe stabiliteti.

Balla theksoi gjithashtu se Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s.

“Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Shqipëria është shembull i rolit dhe partneriteteve për paqe e stabilitet. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s”, shkroi Balla.

Zampolli: Shqipëria është një aleate e shkëlqyer e SHBA-së

Pas takimeve, Zampolli vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar Shqipërinë një aleate të rëndësishme.

“Diskutuam për rëndësinë e miqësisë mes dy vendeve tona. Shqipëria është një aleate e shkëlqyer për ne dhe ne, në SHBA, e duam Shqipërinë. Presidenti Trump e do Shqipërinë, Marco Rubio e do Shqipërinë, ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj”, tha Zampolli.

Ai theksoi se vizita e tij në Tiranë ishte pjesë e një agjende të gjerë dhe se synonte të përcillte respektin dhe rëndësinë që SHBA i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë.

Takimi me Baba Mondin dhe projekti për qendrën shëndetësore

Një tjetër ndalesë e Zampollit ishte Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ku u prit nga Baba Mondi. Vizita përkoi me 35-vjetorin e rihapjes së selisë së Kryegjyshatës pas rënies së komunizmit.

Në fokus ishte edhe projekti për ngritjen e një qendre të avancuar shëndetësore në bashkëpunim me partnerë amerikanë.

Zampolli e cilësoi projektin si një nismë të shkëlqyer dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim.

“Kam marrë një ide të përgjithshme për atë që po bëni këtu me partnerët amerikanë dhe është diçka e shkëlqyer. Kjo mund të jetë padyshim një bazë e shkëlqyer, sepse kemi nevojë për spitale. Unë vetë kam luftuar me kancerin për katër vite, ndaj e kuptoj mirë se sa e rëndë është kjo sëmundje. Ne duhet t’i shërojmë njerëzit tanë. Dhe çfarë mund të jetë më mirë sesa të bashkëpunosh me amerikanët?”, tha ai.

Zampolli për shtetin Bektashi: “Populli shqiptar duhet të shprehet”

I dërguari amerikan komentoi edhe projektin për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit Bektashi në Shqipëri.

Zampolli tha se kishte dëgjuar për nismën nga kryeministri Edi Rama dhe Baba Mondi, duke e cilësuar idenë si të mirë nëse ajo mbështetet nga populli shqiptar.

“E kam dëgjuar. Dëgjova Kryeministrin të fliste. Dëgjova Shenjtërinë e Tij dhe njerëzit tuaj vendosin ose do të vendosin. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar e respekton vendimin e popullit shqiptar. Unë po mësoj nga ju dhe mendoj se populli shqiptar e dëshiron këtë; pra, është gjë e mirë nëse populli juaj e dëshiron.”

Kur u pyet nga gazetarët se populli shqiptar ende nuk është shprehur për këtë çështje, Zampolli u përgjigj:

“Ah, në rregull. Dëgjova disa njerëz të flisnin, por ndoshta jo popullin në tërësi. Pra, populli duhet të shprehet.”

“Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA mund të bëhen gjithnjë e më të mira”

Zampolli tha se vizita e tij kishte karakter informal dhe se synonte të forconte marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Këto janë të gjitha takime informale. Kam ardhur këtu për të treguar respekt dhe për të vizituar vendin si i dërguar i posaçëm i Presidentit. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera dhe mund të bëhen gjithnjë e më të mira; prandaj jemi këtu. Le të shohim. Inshallah.”

I pyetur për NATO-n, Zampolli tha se aleanca është e rëndësishme, por kjo nuk është pjesë e drejtpërdrejtë e agjendës së tij.

Ai theksoi gjithashtu se SHBA-ja mirëpret anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Sinqerisht, NATO është një organizatë që na duhet. Nuk është kjo axhenda ime. Isha me Ambasadorin Ëhitaker në Çernobio, ku ndodhej edhe Kryeministri Edi Rama. Dhe kjo nuk është tamam axhenda ime, por ne e mirëpresim anëtarësimin e Shqipërisë në BE.”

Related

Previous Post

Kurti kujton 36-vjetorin e shpalljes së Republikës së Kosovës në Kaçanik

Next Post

Hamza konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në seancën konstituive: Presim që të mos jetë vetëm kalkulim

Next Post
Hamza konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në seancën konstituive: Presim që të mos jetë vetëm kalkulim

Hamza konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në seancën konstituive: Presim që të mos jetë vetëm kalkulim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.