Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haziri: Angazhimi kryesor i LDK-së duhet të jetë zgjedhja e presidentit

Qendra Info by Qendra Info
09/09/2026
in Lajme
0
Haziri: Beteja e Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, duhet të mbetet betejë e tij me votuesit e tij.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se angazhimi kryesor i partisë në këtë periudhë duhet të jetë zgjidhja e presidentit të Republikës së Kosovës, duke theksuar se kjo duhet të mbetet prioriteti kryesor i LDK-së.

Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haziri ka deklaruar se LDK-ja nuk duhet të shpërqendrohet nga kjo çështje dhe se fokusi i partisë duhet të jetë në përmbushjen e kësaj detyre.

“E para dhe më e rëndësishmja, angazhimi i LDK-së është dhe duhet të mbetet vetëm në zgjidhjen e presidentit të Republikës. Vetëm kjo është detyra kryesore që ne po e kalojmë sot”, ka thënë Haziri.

Haziri është ndalur edhe te zhvillimet e fundit brenda LDK-së, përfshirë debatet rreth kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, dhe delegatëve të LDK-së.

Ai ka theksuar se brenda LDK-së nuk duhet të ketë kontroll të mendimit politik dhe se dallimet në qëndrime duhet të respektohen si pjesë e demokracisë së brendshme të partisë.

“Ne në LDK nuk mendojmë me pas polici të mendimit. Në mendimin politik e respektojmë dhe e vlerësojmë dallimin. Mundesh me pa vet”, është shprehur Haziri.

Sipas tij, debatet dhe dallimet brenda partisë janë pjesë e proceseve demokratike dhe secili anëtar duhet të ketë hapësirë për të shprehur qëndrimin e tij politik.

Haziri ka thënë gjithashtu se LDK-ja tashmë ka kaluar nëpër procese të brendshme ku janë diskutuar dhe votuar çështjet e ngritura, ndërsa rezultatet e këtyre proceseve janë pranuar nga strukturat e partisë.

Deklaratat e Hazirit vijnë në një periudhë kur LDK-ja po përballet me debate të brendshme, ndërsa në planin institucional zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës mbetet një prej çështjeve kryesore politike. Burimi: Tv Kanal 10 emisioni Politico.

Related

Previous Post

Belgjikë: Rritet pagesa për kilometrazhin nga 1 tetori 2026 – ja sa përfitoni për çdo kilometër

Next Post

Kaja Kallas nën kritika nga kryeqytetet e BE-së: Përplasje dhe presion për reforma

Next Post
Kaja Kallas propozon ndihmë ushtarake deri në 40 miliardë euro për Ukrainën

Kaja Kallas nën kritika nga kryeqytetet e BE-së: Përplasje dhe presion për reforma

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.