Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjermania premton raketa të reja për Ukrainën, Pistorius: Rusia vetëm sa e forcon vendosmërinë tonë

Qendra Info by Qendra Info
09/09/2026
in Lajme
0
Gjermania: Evropa duhet të mësojë nga Ukraina për përdorimin e dronëve në mbrojtje
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka premtuar furnizime të tjera me armë për Ukrainën, përfshirë raketa për mbrojtjen ajrore PAC-2, të nevojshme për sistemet “Patriot”, si dhe një numër më të madh raketash AIM-9.

Duke folur gjatë një videokonference të Grupit të Kontaktit për Ukrainën (UDCG), Pistorius tha se me uljen e temperaturave dhe afrimin e vjeshtës e dimrit pritet që sulmet ajrore ruse ndaj Ukrainës të shtohen sërish.

Ai u bëri thirrje edhe aleatëve të tjerë që të shqyrtojnë rezervat e tyre ushtarake dhe të ofrojnë mbështetje për Ukrainën.

“Nëse keni dyshime, vendosni në favor të Ukrainës”, tha Pistorius.

Ministri gjerman theksoi se përpjekjet e Rusisë për frikësim dhe sulmet hibride nuk do të kenë sukses ndaj Ukrainës, Gjermanisë apo partnerëve të tjerë.

“Përkundrazi, sjellja e pamëshirshme dhe e papërgjegjshme e Rusisë vetëm sa e forcon vendosmërinë tonë për të mbrojtur paqen dhe lirinë në Evropë”, deklaroi Pistorius.

Gjatë videokonferencës, ministrat e Mbrojtjes të vendeve që mbështesin Ukrainën diskutuan mënyrat për forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit përpara dimrit, në një kohë kur Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme dhe të rënda ajrore ruse.

Në takimin e Grupit të Kontaktit morën pjesë për herë të parë edhe ministri i ri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, si dhe ministri i ri ukrainas i Mbrojtjes, Jevhenij Çmara.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri thirrje që të gjitha shtetet të rrisin mbështetjen për Ukrainën.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, theksoi Rutte.

Zelensky falënderon Gjermaninë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e saj ushtarake dhe angazhimin për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Përmes një reagimi në platformën X, Zelensky tha se vendimet për të kufizuar aftësinë e Rusisë për të kryer sulme vdekjeprurëse e afrojnë paqen.

“Këto janë pikërisht vendimet që e sjellin paqen më afër, pra kur kufizohen aftësitë e agresorit për të vrarë”, shkroi Zelensky.

Ai falënderoi Gjermaninë për atë që e cilësoi si qëndrim parimor dhe për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës.

“Falënderime Gjermanisë për qëndrimin e saj parimor, për mbështetjen dhe për dhjetëra-mijëra jetë që janë shpëtuar nga sulmet ruse”, shtoi presidenti ukrainas.

Related

Previous Post

Kaja Kallas nën kritika nga kryeqytetet e BE-së: Përplasje dhe presion për reforma

Next Post

Kërçeli ironizon me Kujtim Shalën: “Tash po i kërkon votat e Vetëvendosjes”

Next Post
Kërçeli i Lidhja Vetëvendosje ironizon me dramën në Lidhja Demokratike e Kosovës, përdor fjalët e Lumir Abdixhiku

Kërçeli ironizon me Kujtim Shalën: “Tash po i kërkon votat e Vetëvendosjes”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.