Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nagavci: VV nuk i voton Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Qendra Info by Qendra Info
09/09/2026
in Lajme
0
Nagavci: VV nuk i voton Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se grupi parlamentar i VV-së nuk do t’i votojë propozimet e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, përkatësisht Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

Nagavci ka thënë se VV-ja nuk do të votojë as kandidatin e propozuar nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit, Igor Simiqin, nëse ai nuk e tërheq deklaratën e tij, të cilën ajo e ka cilësuar si të papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas Nagavcit, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala kanë deklaruar publikisht se nuk do të marrin pjesë në votimin për presidentin e Kosovës. Për këtë arsye, ajo ka thënë se ata nuk duhet t’i kërkojnë votat e deputetëve të Vetëvendosjes për postet e nënkryetarëve të Kuvendit.

“Ishin dy çështje pse u shty seanca e sotme. E para ka të bëjë me kushtetutshmërinë dhe e dyta ka të bëjë me propozimet e PDK-së e LDK-së. Deklarata e Simiqit është e papranueshme dhe bie ndesh me Kushtetutën. Kërkova ta tërheqë fjalën, pati deputetë që nuk e konsideruan problematike”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka thënë se çështja tjetër lidhet me propozimet e PDK-së dhe LDK-së, duke iu referuar Vlora Çitakut dhe Kujtim Shalës.

“Jemi të gjithë dëshmitarë që të dy deputetët ndërkohë kërkojnë votë për veten e tyre, ndërsa të njëjtët deputetë thonë se nuk do të marrin pjesë në votimin e presidentit dhe po na çojnë drejt zgjedhjeve të reja”, është shprehur ajo.

Nagavci ka theksuar se për Vetëvendosjen është e rëndësishme që sa më shpejt të përfundojë konstituimi i Kuvendit, të formohet Qeveria dhe të zgjidhet presidenti i Kosovës.

“Për VV-në është shumë e rëndësishme edhe të kemi konstituimin e Kuvendit, edhe formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit sa më shpejt”, ka përfunduar Nagavci.

Related

Previous Post

Vuçiç shpërndan Parlamentin dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi më 25 tetor

Next Post

Franca dhe Gjermania bashkëorganizojnë samitin e madh hapësinor, pavarësisht tensioneve dhe tërheqjes së kompanive amerikane

Next Post
Franca dhe Gjermania bashkëorganizojnë samitin e madh hapësinor, pavarësisht tensioneve dhe tërheqjes së kompanive amerikane

Franca dhe Gjermania bashkëorganizojnë samitin e madh hapësinor, pavarësisht tensioneve dhe tërheqjes së kompanive amerikane

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.