Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zelensky gati për takim me Putinin në SHBA: “Duhet të takohemi dhe të marrim vendime”

Qendra Info by Qendra Info
12/09/2026
in Lajme
0
Zelensky gati për takim me Putinin në SHBA: “Duhet të takohemi dhe të marrim vendime”

Signature: RWOUmste6LtKwuZ+Zb2tgHJW5W1fcqBb41P/YvW55l5FVBQfcc0SE/nbWfTuOabQ7UOqt8wL2hQTfWo7ttBLA2ofv7DMOE8mrm3pVnkf2N/CMYDhBkfXX0HLfFGfG+E3f6jLfQMqCbcrYrrbzWCaZbXNUjK6atHjP4Ux1kkjdeU2vqqByMxaKhmTD7nd663RC94ngVfb8PT6KwAOkJZymW2k5eCfzZSRKoCYO0wcWiAEh0RcqqZLlhxOcGH0o8LHzcQZUPFvv2XTSYXtHTvcQ6HJNdbQ7xzyIdO1r/GgeucI8NzhJmYpVWv3+Lp2PnB6eklLMttnJMhLbn8vWYiS372n+fFLk6R1v/XxbBZUHjSRlJXmQq8C9arGPkRq0ibYxVMzl1pPCFwEcFURiBFzw/ACUz/428KY4WOmbgMkkzDvq3jYECVpmLm39tUW7BFTB/Xo2xecjDM31l3HfmpuK5mOloZqnsNBa7+DrbTthrAmRu0PtgnbfREtR+fKAsGM9WkhcBA8o6BDaoV2e2b+cokP+FLkW6zqog9KWBJSL6KT0HuwAAHC5nnLfdgY554uxIumHgslGDLd8dAvXWtTCQO1bswPJLxohFTCnH0bdfnSsfxv/QgYf84G15VTCZzBT+hbj7ngzM2vHOy9DsloJdMNVsyx8/jFXlncGYKb3QV20oKg72Kajz8QTyMfVSR4S/PtLKl3MfvPrQvHJIn0GYGQdRns8VJiuJQBubWATVPM6Kebk1ClnObJbrNBHXXS8eCEGWV0EubBfUH1tsPive5xdYKZa4/tOjFSPNeh8bDMJBVnh3OKJZDQ2ki3GwjCZRbdnj5BxImgf7yv4gP9PnRtK25k+sVlaVj3WsKZYLeCvpGrSEvv9RWeiw9N+BN1skq66ewv1J7q3jeBAWybofRMz2TFWGpN3M+GoDXLIXOQQ5uIdmbwQN6//4cdVNNUg9TPZc+HXpJyKJgFt7EkegLiz5Hd1s1iRDTL1e/PIFQ=

0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pjesë në samitin e G20-s në Miami, nëse edhe presidenti rus Vladimir Putin do të jetë pjesë e takimit të liderëve botërorë, që pritet të zhvillohet në dhjetor.

Zelensky e bëri deklaratën në një intervistë për “Deutsche Welle”, duke shprehur gatishmërinë për një takim të drejtpërdrejtë me presidentin rus në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Duhet të shkojmë. Duhet të takohemi, të flasim dhe të marrim vendime”, ka deklaruar Zelensky.

Sipas tij, më e rëndësishme se fjalët që do t’i thonin njëri-tjetrit është rezultati që mund të arrihet nga një takim i tillë.

“Nuk është çështje fjalësh. Ajo që do t’i them unë apo ajo që ai do të dëshirojë të më thotë mua nuk ka rëndësi. Rëndësi kanë rezultatet”, është shprehur presidenti ukrainas.

Megjithatë, nga Kremlini kanë deklaruar se pjesëmarrja e Vladimir Putinit në samitin e ardhshëm të G20-s në Shtetet e Bashkuara nuk është diskutuar ende.

Këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, ka thënë se për momentin çështja e udhëtimit të presidentit rus në SHBA nuk është trajtuar.

“Të gjithë janë ftuar. Puna vazhdon në nivel ekspertësh, të cilët po punojnë për dokumentet e samitit, kështu që gjithçka po vijon si zakonisht”, ka deklaruar Ushakov.

“Sa i përket mundësisë së një udhëtimi të Putinit, ne as që e kemi trajtuar këtë çështje”, ka shtuar ai.

Një takim i mundshëm mes Zelenskyt dhe Putinit në kuadër të G20-s do të përbënte një zhvillim të rëndësishëm diplomatik, nëse të dy liderët do të merrnin pjesë në samitin e dhjetorit.

Related

Previous Post

Punëtorët ndërkufitarë në Belgjikë: Çfarë ndryshon nga 15 gushti 2026 dhe cilat dokumente kërkohen

Next Post

E diela sjell freski në Kosovë

Next Post
Moti sot, e martë, në Kosovë: Temperaturat deri në 20 gradë Celsius

E diela sjell freski në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.