Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kundërshtuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij.
Trupa gjykuese e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit të ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, kërkesa e Metës është rrëzuar nga gjykata, duke mbetur në fuqi vendimi i mëparshëm për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, pas akuzave të ngritura nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

