Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Qendra Info by Qendra Info
23/09/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 23 shtator 2026, do të zhvillohen punime të planifikuara në rrjetin elektrik.

Për shkak të punimeve, në disa zona të Kosovës do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike. Ndërprerjet lidhen me punime nga KOSTT-i, mirëmbajtje preventive, ndërrim pajisjesh, investime dhe testime të mbrojtjes rele.

Prishtinë

Punime nga KOSTT

Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 5 do të ndërpritet transformatori TR 2 (J23), ndërsa pa tension do të mbesin të gjitha daljet 10 kV nga ora 10:00 deri në 15:00.

Vendet: Rruga “Bedri Gjini”, Xhamia e Llapit I, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Shkolla Fillore “Emin Duraku”, Spitali i Mushkërive I, lokacionet Bardh Humolli – N.N.P. B&F Sh.P.K. dhe Hashim Deshishku – Deshishku Construction, Kodra e Trimave, si dhe pjesë të rrugëve “Mic Sokoli”, “Drenica” dhe “Fahri Fazliu”.

Arsyeja: Punime nga KOSTT-i.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 35/10 kV Badovci do të ndërpritet dalja 10 kV Mramor-Slivovë, nga ora 10:00 deri në 15:30.

Vendet: Mramor, Slivovë, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Marec.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminim i defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron dhe pastrim i trasesë.

Nga TS 110/10(20) kV Prishtina 3 do të ndërpritet dalja 10 kV J27 Remonti Kabllovik, nga ora 08:30 deri në 18:00.

Vendet: Remonti, një pjesë e Rrugës së UÇK-së, Jakovë Xoxa dhe Meto Bajraktari.

Arsyeja: Ndërrimi i pajisjeve në TS.

Po nga TS 110/10(20) kV Prishtina 3 do të ndërpritet dalja 10 kV J22 Arbëria 6, nga ora 08:30 deri në 18:00.

Vendet: Një pjesë e lagjes Arbëria, Pandora dhe Banesat e Novosellëve.

Arsyeja: Ndërrimi i pajisjeve në TS.

Ndërkaq, nga NS 110/10(20) kV Prishtina 3 do të ndërpritet dalja 10 kV J11 Qendra Sportive, nga ora 10:30 deri në 12:30.

Vendi: Pallati i Rinisë.

Arsyeja: Konvertimi i trafove në 20 kV.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 110/10(20) kV Istogu do të ndërpritet dalja 10 kV J02 Istogu 1, nga ora 08:00 deri në 12:00.

Vendet: Istogu i Poshtëm, Muzhevin Arifaj, Muzhevin Blakaj, Muzhevin Gateri, Muzhevin 1, Ukaj, Dragolevci i Ulët, Luga Kulla, Dragolevc Gateri, Shpatoll, Muzhevin Balaj, Kabashte Tomoc, Sylaj Balaj Lluga, Istogu ETC, Muzhevinë dhe Jahaj Dragolevc e Reja.

Arsyeja: Përforcim i rrjetit, bartje e rrjetit dhe pastrim i trasesë.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 110/10(20) kV Theranda do të ndërpritet dalja 10 kV J06 Gjinovci, nga ora 10:00 deri në 15:30.

Vendet: Gjinoc, Greikoc, Leshan (një pjesë), Sallagrazhdë, Shirokë (një pjesë), Topliqan (një pjesë) dhe Gelancë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe eliminim i defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Punime nga palët e treta

Në TS 110/35/10 kV Prizreni 1, nga dalja 10 kV Ortakoll 1 do të ndërpritet TS 10/0.4 kV Ortakolli V, nga ora 10:00 deri në 16:00.

Vendet: Rruga “Ali Hadri”, rruga “Sadik Rexha” dhe rruga “Ulqini”.

Arsyeja: Punime sipas kërkesës së Inspektoratit.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 110/6 kV Hani i Elezit do të ndërpritet dalja 6 kV G03 Paldenica, nga ora 10:00 deri në 15:30.

Vendet: Rruga “Adem Jashari” (një pjesë), rruga “Elham Curri” (një pjesë), Hani i Elezit (një pjesë), rrugët “Hysen Suma”, “Imer Vila” dhe “Imri Curri”, si dhe një pjesë e Kalimit Kufitar. Nga fshatrat do të preken Dimca, Dromjaku (një pjesë), Kashani dhe Paldenica.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminim i defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron dhe pastrim i trasesë.

Nga NS 110/35/10 kV Ferizaj II do të ndërpritet dalja 10 kV J01 Prelezi i Muhaxherëve, nga ora 10:00 deri në 11:00.

Vendet: Rruga “G. Tërbeshi”, Talinovci i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe Prelezi i Muhaxherëve, si dhe bizneset private.

Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

Nga NS 35/10 kV Ferizaj II do të ndërpritet dalja 10 kV Bablaku-Bizneset, nga ora 11:00 deri në 12:00.

Vendet: Bablaku dhe magjistralja Ferizaj–Prishtinë.

Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

Nga NS 35/10 kV Ferizaj II do të ndërpritet dalja 10 kV Ujëvara, nga ora 12:00 deri në 13:00.

Vendet: Rruga e Nerodimes, Ujëvara, Frigoriferi dhe Barakat.

Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

Nga NS 110/35/10 kV Ferizaj II do të ndërpritet dalja 10 kV Betoni, nga ora 13:00 deri në 14:00.

Vendet: Rruga e Prizrenit, Saraishta, Lloshkobare, Llojza, Kosina, Slivova, Dremjaku dhe bizneset private.

Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

Mitrovicë – Skenderaj

Punime nga palët e treta

Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj, përmes daljes 10 kV J12 Llausha, do të ndërpriten nga ora 10:00 deri në 14:00 disa transformatorë:

  • NS 10/0.4 kV Lagja e Re
  • NS 10/0.4 kV Tjegullorja e Vjetër
  • NS 10/0.4 kV Kaqkinët
  • NS 10/0.4 kV Rreci
  • NS 10/0.4 kV TSSHB-Rreci e Re
  • NS 10/0.4 kV Geci
  • NS 10/0.4 kV Vojvoda
  • NS 10/0.4 kV Manastiri i Deviqit

Vendet: Lagjja Vojvoda, Lagjja Geci, Lagjja e Re, Lagjja Rreci dhe Manastiri i Deviqit.

Arsyeja: Energjizimi i segmentit të dytë të kabllit bistek të tipit XHE 48/0-A 3x1x70/16 mm², 20 kV, në kuadër të projektit në Llaushë.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 35/20 kV Malisheva do të ndërpritet dalja 20 kV J12 Dragobili, nga ora 10:00 deri në 15:30.

Vendet: Rruga “Rilindja Kombëtare” (3 konsumatorë), rruga “Hamdi Berisha” (1 konsumator), rruga “Bedri Berisha” (1 konsumator), si dhe fshatrat Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janjeçë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminim i defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron dhe pastrim i trasesë.

Punime në projekte investive

Nga NS 35/10 kV Xërxa do të ndërpritet dalja 10 kV J08 Fortesa, nga ora 09:00 deri në 17:00.

Vendet: Bellacërk, Sapniq dhe Fortesë.

Arsyeja: Projekte investive – ndërrimi i përçuesit dhe konzollave në kuadër të projektit “LOT 22_2022_Sopniqi”.

KEDS u bën thirrje konsumatorëve në këto zona që të kenë parasysh oraret e ndërprerjeve gjatë punimeve të planifikuara.

Related

Previous Post

E mërkura sjell freski vjeshtore në Kosovë

Next Post

Kurti pas takimit me Kallasin: Kërkoi presion ndaj Serbisë për Banjskën dhe statusin kandidat për Kosovën

Next Post
Kurti pas takimit me Kallasin: Kërkoi presion ndaj Serbisë për Banjskën dhe statusin kandidat për Kosovën

Kurti pas takimit me Kallasin: Kërkoi presion ndaj Serbisë për Banjskën dhe statusin kandidat për Kosovën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.