E mërkura në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i freskët vjeshtor, me vranësira dhe intervale kohore me diell.
Në disa zona, vetëm rrallë mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu, ndërsa në zonat e larta malore nuk përjashtohet mundësia për fjolla të dobëta bore.
Temperaturat do të jenë tipike për këtë periudhë vjeshtore, me minimalet që pritet të zbresin deri në 4°C, ndërsa maksimalet deri në 19°C.

