Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti për presidente, propozon Justina Pulën

Qendra Info by Qendra Info
06/10/2026
in Lajme
0
Kurti për presidente, propozon Justina Pulën
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pak orë pas skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Albin Kurti ka dalë me një propozim të ri për kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

Në një konferencë për media të mbajtur në orën 22:00, Kurti ka propozuar profesoreshën Justina Pulën për presidente të Kosovës, duke i bërë thirrje PDK-së që të rikthehet në Kuvend dhe të marrë pjesë në votim.

Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që fillimisht të votojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, nëse deputetët e PDK-së zotohen se do të marrin pjesë në votimin për presidentin.

“Kryetari i PDK-së le të dalë sonte pas meje menjëherë dhe të thotë se 22 deputetët e PDK-së zotohen se marrin pjesë me votë në zgjedhjen e presidentit. Ne po e votojmë projektligjin paraprakisht. Dhe mandej votimi për presidente, profesoresha Justina Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka përsëritur se deputetët e tij janë të gatshëm të votojnë paraprakisht projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, nëse PDK-ja garanton pjesëmarrjen në votimin për presidente.

Propozimi për Justina Pulën vjen pas propozimeve të mëparshme të Kurtit për president, ndërsa afati për zgjedhjen e presidentit tashmë ka skaduar.

Related

Previous Post

Ardian Gjini kritikon Kurtin: “Po harron se në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten”

Next Post

Hamza pranon Justina Shiroka-Pulën për presidente, PDK propozon Eliza Hoxhën si kundërkandidate

Next Post
Hamza pranon Justina Shiroka-Pulën për presidente, PDK propozon Eliza Hoxhën si kundërkandidate

Hamza pranon Justina Shiroka-Pulën për presidente, PDK propozon Eliza Hoxhën si kundërkandidate

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.