Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Konjufca takon ministrin e Jashtëm të Estonisë, në fokus integrimi evropian i Kosovës dhe siguria rajonale

Qendra Info by Qendra Info
13/10/2026
in Lajme
0
Konjufca takon ministrin e Jashtëm të Estonisë, në fokus integrimi evropian i Kosovës dhe siguria rajonale
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë, Glauk Konjufca ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, me të cilin ka diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për Kosovën, duke e cilësuar këtë shtet si shembull të rëndësishëm në fushën e qeverisjes digjitale dhe sigurisë kibernetike.

Sipas tij, në qendër të bisedës ishte integrimi evropian i Kosovës, të cilin e ndërlidhi me forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Konjufca përmend ndikimin rus dhe veprimet hibride

Konjufca ka shprehur shqetësimin për atë që i ka cilësuar si kërcënime që burojnë nga Serbia, si dhe për veprimet hibride dhe ndikimin rus në rajon.

Ai ka theksuar se paqja dhe stabiliteti kërkojnë angazhim të vazhdueshëm, ndërsa integrimin evropian të Kosovës e ka paraqitur si pjesë të rëndësishme të sigurisë së Evropës.

“Integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të kësaj paqeje dhe të sigurisë së vetë Evropës”, ka shkruar Konjufca.

Në fund, ai e ka falënderuar ministrin estonez për miqësinë dhe mbështetjen ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Related

Previous Post

Ardian Gjini takon senatorët amerikanë, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Next Post

Më 14 tetor hapet thirrja për dy gjyqtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese, afati për aplikim deri më 2 nëntor

Next Post
Më 14 tetor hapet thirrja për dy gjyqtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese, afati për aplikim deri më 2 nëntor

Më 14 tetor hapet thirrja për dy gjyqtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese, afati për aplikim deri më 2 nëntor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.