Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjatë vizitave të zhvilluara të martën, Shiroka-Pula shprehu solidaritetin e saj me familjet, duke theksuar se kjo është një periudhë e vështirë si për to, ashtu edhe për Republikën e Kosovës.
Presidentja i informoi familjarët se, në përputhje me afatet ligjore, do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Ajo ritheksoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin ish-krerët e UÇK-së, në përputhje me përgjegjësitë dhe mundësitë institucionale.
“Familjet nuk janë vetëm në këtë rrugëtim dhe Presidenca e Republikës së Kosovës do të mbetet e hapur për to, duke vepruar brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi”, ka theksuar Shiroka-Pula.
Vizitat vijnë në një periudhë të rëndësishme për familjet e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tyre po vazhdon në Hagë.

