Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria formon grup punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të Apelit për rastin e katërshes së UÇK-së

Qendra Info by Qendra Info
14/10/2026
in Lajme
0
Qeveria formon grup punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të Apelit për rastin e katërshes së UÇK-së
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca dhe do të përfshijë përfaqësues institucionalë e parlamentarë. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se aktgjykimi i shkallës së parë ndaj katërshes së UÇK-së është i padrejtë, ndërsa ka theksuar se synimi është që vendimi të korrigjohet në procedurën e Apelit.

Qeveria e Kosovës ka formuar një grup punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në rastin e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se grupi do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca dhe do të ketë përfaqësim institucional dhe parlamentar.

Sipas Kurtit, qëllimi i këtij grupi është të bashkërendojë mbështetjen juridike dhe institucionale gjatë procedurave të Apelit.

“Për këtë nevojitet një strategji shtetërore e kombëtare, si dhe një organizim që i tejkalon dallimet partiake”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se me këtë vendim Qeveria synon të konkretizojë angazhimin e saj për drejtësi dhe për mbrojtjen e historisë së luftës së UÇK-së.

Kurti: Në Apel na duhet suksesi

Duke folur për aktgjykimin e shkallës së parë, Kurti e ka cilësuar atë si të padrejtë, si nga pikëpamja juridike, ashtu edhe nga ajo morale.

Ai ka thënë se Qeveria po punon për të kontribuar, përmes mjeteve që ka në dispozicion, në korrigjimin e vendimit në shkallën e Apelit.

“Në Apel na duhet suksesi”, ka deklaruar Kurti para miratimit të vendimit për formimin e grupit punues.

Kryeministri e kishte paralajmëruar këtë nismë në fillim të mbledhjes së Qeverisë të së mërkurës, duke e cilësuar formimin e grupit si një vendim të rëndësishëm.

Kurti flet edhe për përfundimin e konstituimit të institucioneve

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti është ndalur edhe te zgjedhja e presidentes së Kosovës, duke thënë se ajo u arrit pas shumë përpjekjesh dhe se me këtë përfundoi konstituimi i plotë i institucioneve.

Sipas tij, që nga janari i vitit 2025, vendi ishte përballur me periudha të njëpasnjëshme të fushatave dhe me bllokada institucionale, fillimisht në Kuvend, më pas në Qeveri dhe në fund në procesin e zgjedhjes së presidentes.

“Javën e kaluar, pas shumë përpjekjesh, Kuvendi zgjodhi presidenten e shtatë të Kosovës. Zgjedhja e presidentes shënon përmbylljen e konstituimit të plotë të institucioneve”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se, pas përmbylljes së këtij procesi, institucionet kanë mundësi të përqendrohen më shumë në punën e tyre, në projekte zhvillimore dhe në krijimin e vendeve të punës.

“Vendi ynë, pas shumë kohësh, ka kohën dhe mundësinë të merret me punë e projekte, zhvillim e punësim, si dhe t’i kthehet arsyes pse ekzistojnë shërbimet ndaj qytetarëve”, ka deklaruar kryeministri.

Related

Previous Post

Trump: Groenlanda është e pakrahasueshme për sigurinë e SHBA-së dhe Evropës

Next Post

Hoti shpreh rezerva për projektligjin për Specialen: Nuk jam i bindur se do të sigurojë mbrojtjen e duhur për ish-krerët e UÇK-së

Next Post
Hoti shpreh rezerva për projektligjin për Specialen: Nuk jam i bindur se do të sigurojë mbrojtjen e duhur për ish-krerët e UÇK-së

Hoti shpreh rezerva për projektligjin për Specialen: Nuk jam i bindur se do të sigurojë mbrojtjen e duhur për ish-krerët e UÇK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.