Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, i cili dyshohet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Vendimi është marrë sot, pas mbajtjes së seancës dëgjimore.
Sipas aktvendimit të gjykatës, Geci do të qëndrojë një muaj në paraburgim, ndërsa rasti do të trajtohet më tej nga organet kompetente.
Ish-deputeti dyshohet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

