Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku pas kthimit të Ligjit për Specialen: “Ligjin e kthyet, por baltën që hodhët mbi LDK-në, ku do ta lini?”

Qendra Info by Qendra Info
22/10/2026
in Lajme
0
Abdixhiku i thotë “jo” takimit me Haxhiun: Me të nuk takohemi, vetëm me Kurtin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke kritikuar ata që, sipas tij, e akuzuan LDK-në për qëndrimin e saj ndaj këtij ligji.

“Ligjin e kthyet. Por baltën që hodhët mbi LDK-në, ku do ta lini?”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se LDK-ja ishte fyer dhe ishte cilësuar si tradhtare, madje, sipas tij, ishte paraqitur si kundërshtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Abdixhiku ka kritikuar gjithashtu vendosjen e emrave të përfaqësuesve të LDK-së përkrah atyre të Listës Serbe, duke theksuar se partia e tij kishte shprehur qëndrimin e vet për ligjin, pavarësisht reagimeve që pasuan.

“I vendosët edhe emrat tanë përkrah atyre të Listës Serbe, sepse thamë atë që nuk donit ta dëgjonit; të vërtetën. Ky ligj nuk kishte dhe s’do të ketë asnjë efekt juridik!”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku: LDK-ja e mbajti qëndrimin e vet

Kreu i LDK-së ka theksuar se partia e tij nuk është tërhequr nga qëndrimi i saj, ndonëse, sipas tij, ishte e vetëdijshme për sulmet që do të pasonin.

“Sepse përgjegjësia ndaj Republikës na obligon ta themi atë që besojmë se është e drejtë, edhe kur është më e lehtë t’i bashkohesh zhurmës”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai u është drejtuar edhe mbështetësve të LDK-së, duke u bërë thirrje që të qëndrojnë krenarë për qëndrimet e partisë.

Sipas tij, qëndrimet e LDK-së nuk përcaktohen nga reagimet e momentit, por nga bindjet për Republikën.

Në fund të reagimit, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e luftës së UÇK-së, duke thënë se ajo duhet të mbrohet përmes punës dhe arsyes.

“Lufta e UÇK-së është e shenjtë. Ajo mbrohet me punë e me mend. Jo kështu!”, ka përfunduar ai.

Related

Previous Post

PDK-ja kërkon rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend: Synon ta miratojë sërish brenda katër javësh

Next Post

Kurti takohet me kancelarin Merz në Samitin e Procesit të Berlinit: Gjermania ka investuar 1.5 miliardë euro në Kosovë

Next Post
Kurti takohet me kancelarin Merz në Samitin e Procesit të Berlinit: Gjermania ka investuar 1.5 miliardë euro në Kosovë

Kurti takohet me kancelarin Merz në Samitin e Procesit të Berlinit: Gjermania ka investuar 1.5 miliardë euro në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.