Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çitaku: Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë, brenda katër javësh do të rishqyrtohet në Kuvend

Qendra Info by Qendra Info
23/10/2026
in Lajme
0
Çitaku për Thaçin: Sot në burg, nesër i lirë, përsëri President
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se ligji që synon mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të rishqyrtohet në Kuvend brenda katër javësh dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parapara.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka theksuar se rikthimi i ligjit në Kuvend, me kërkesë të PDK-së, nuk nënkupton tërheqje nga nisma dhe as zbehje të qëndrimit të partisë.

Ajo ka thënë se katër javët shtesë janë dhënë për t’iu përgjigjur pikëpyetjeve të ngritura, për ta forcuar bazën juridike të ligjit dhe për të siguruar zbatimin e tij në praktikë.

“Për PDK-në dhe brenda PDK-së, nuk ka asnjë temë tjetër përveç jetësimit të këtij ligji, për të cilin jemi plotësisht të bashkuar dhe të vendosur”, ka shkruar Çitaku.

Ajo u është drejtuar edhe qytetarëve që protestuan dhe mbështetësve të kësaj nisme, duke siguruar se zotimi i partisë mbetet në fuqi.

“Zotimi që kemi marrë para jush qëndron. Dhe këtë do ta çojmë deri në fund!”, ka përfunduar Çitaku.

Related

Previous Post

Presidentja Shiroka Pula takohet me homologun hungarez, kërkon mbështetjen për integrimin e Kosovës në BE

Next Post

Termokos ndërpret përkohësisht furnizimin me ngrohje në Prishtinë

Next Post
Rreth 60 për qind e konsumatorëve të Termokos-it kanë instaluar pajisjet matëse

Termokos ndërpret përkohësisht furnizimin me ngrohje në Prishtinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.