Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mblidhet sot në orën 09:30, për të shqyrtuar vendimin e presidentes Justina Shiroka-Pula për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Sipas rendit të ditës, anëtarët e Komisionit do të shqyrtojnë vendimin për kthimin në Kuvend të Ligjit nr. 11/L-001, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ligji ishte miratuar më parë nga Kuvendi i Kosovës, por presidentja e kishte kthyer për rishqyrtim pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila ishte edhe nismëtare e ndryshimeve.
Sipas Presidencës, kërkesa e PDK-së lidhej veçanërisht me dispozitat për juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me garantimin e të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen në Hagë.
Nga ana tjetër, PDK-ja ka sqaruar se kthimi i ligjit në Kuvend nuk nënkupton nisjen e procedurave nga fillimi, por rishqyrtimin dhe plotësimin e disa dispozitave, me qëllim të forcimit të sigurisë juridike dhe shmangies së pengesave të mundshme gjatë zbatimit të tij.
PDK-ja ka shprehur pritjen që ligji të finalizohet dhe të miratohet sërish brenda katër javësh.

