Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arkitektët kundërshtojnë ndërtimin te Fontana në Ulpianë: Kërkojnë anulimin e vendimit të Komunës së Prishtinës

Qendra Info by Qendra Info
12/11/2026
in Lajme
0
Arkitektët kundërshtojnë ndërtimin te Fontana në Ulpianë: Kërkojnë anulimin e vendimit të Komunës së Prishtinës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka kundërshtuar vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës për caktimin e hapësirës “Te Fontana”, në lagjen Ulpiana, për realizimin e projektit “Ulpiana 2030 Legacy”, duke kërkuar anulimin e vendimit dhe ndalimin e ndërtimeve të reja mbi tokë në këtë lokacion.

Në një deklaratë publike të publikuar më 10 nëntor, Asociacioni e ka cilësuar vendimin të gabuar dhe joparimor, duke argumentuar se Ulpiana përfaqëson një tërësi urbane me vlera të veçanta arkitektonike, historike dhe urbanistike.

Sipas Asociacionit, Ulpiana nuk është thjesht një lagje banimi, por një nga shembujt më domethënës të transformimit të Prishtinës në një qytet modern të planifikuar.

Në deklaratë theksohet edhe kontributi i arkitektit Bashkim Fehmiu, autor i planit urbanistik të vitit 1962, i cili hodhi bazat e zhvillimit të lagjeve moderne të kryeqytetit, përfshirë Ulpianën.

Arkitektët vlerësojnë se rëndësia e kësaj lagjeje nuk qëndron vetëm te ndërtesat, por edhe te organizimi i përgjithshëm hapësinor, raporti ndërmjet objekteve dhe hapësirave të lira, gjelbërimi, sheshet dhe rrugët.

“Hapësirat e lira nuk janë mungesë e arkitekturës. Ato janë pjesë përbërëse e saj”, thuhet në deklaratë.

Asociacioni sqaron se kundërshtimi nuk lidhet me cilësinë e një projekti të mundshëm arkitektonik, i cili ende nuk është prezantuar, por me përshtatshmërinë e vetë lokacionit për ndërtim.

Sipas tyre, edhe një projekt me vlera të larta arkitektonike nuk do ta arsyetonte ndërhyrjen në një hapësirë që është pjesë e një tërësie urbane me rëndësi të veçantë.

Në deklaratë përmenden edhe ndërhyrjet e mëhershme me struktura të larta në pjesë të tjera të lagjes, të cilat, sipas Asociacionit, duhet të shërbejnë si mësim për pasojat e cenimit të kompozimit fillestar urbanistik.

Megjithatë, Asociacioni nuk e përjashton përmirësimin e infrastrukturës së Ulpianës. Ai shprehet në favor të ndërhyrjeve nëntokësore, përfshirë parkingjet publike, me kusht që ato të mos ndryshojnë organizimin hapësinor, gjelbërimin dhe peizazhin urban mbi tokë.

Duke iu referuar organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, arkitektët theksojnë se ky organizim duhet të shërbejë për përmirësimin e qytetit dhe jo për cenimin e trashëgimisë së tij urbanistike.

Në përfundim, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit Komunal për caktimin e lokacionit “Te Fontana” për ndërtim dhe ndërprerjen e çdo procedure që synon realizimin e ndërtimeve të reja mbi tokë në këtë hapësirë.

“Qyteti nuk ndërtohet vetëm me atë që shtojmë, por edhe me atë që dimë të ruajmë”, përfundon deklarata e Asociacionit.

Related

Previous Post

Komisioni për Legjislacion shqyrton sot kthimin e Ligjit për Specialen nga presidentja

Next Post

Kushner dhe Witkoff mbërrijnë në Moskë për takimin me Putinin, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me raketa e dronë

Next Post
Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Kiev, nis një fazë e re e përpjekjeve për paqe në Ukrainë

Kushner dhe Witkoff mbërrijnë në Moskë për takimin me Putinin, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me raketa e dronë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.