Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjermania i bashkohet shqetësimeve të BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Qendra Info by Qendra Info
12/11/2026
in Lajme
0
Gjermania i bashkohet shqetësimeve të BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me votimin e mundshëm të së enjtes në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një reagim publik, BE-ja ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.

Në veçanti, shqetësimet lidhen me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe sigurimin e llogaridhënies efektive. BE-ja ka ngritur gjithashtu pikëpyetje lidhur me kushtetutshmërinë e ndryshimeve të propozuara.

Sipas reagimit, që nga kthimi i ligjit në Kuvend për rishqyrtim, Bashkimi Evropian është angazhuar për t’ua përcjellë autoriteteve të Kosovës shqetësimet dhe pritshmëritë e tij. BE-ja thekson se para çdo miratimi duhet të zhvillohen konsultime paraprake, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

Në anën tjetër, edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka shprehur mbështetje të plotë për qëndrimin e Bashkimit Evropian, duke deklaruar se pajtohet plotësisht me reagimin e publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Related

Previous Post

Kurti në Dublin: Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO, llogarisim në presidencën irlandeze

Next Post

Në Gjakovë promovohet libri “Ditari i një mësuesi në flakët e luftës” i autorit Metë Nimani

Next Post
Në Gjakovë promovohet libri “Ditari i një mësuesi në flakët e luftës” i autorit Metë Nimani

Në Gjakovë promovohet libri “Ditari i një mësuesi në flakët e luftës” i autorit Metë Nimani

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.