Kandidatët që kanë kaluar Testin Kualifikues për prokurorë të shtetit do t’i nënshtrohen testit me shkrim më 29 nëntor 2026, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Kështu ka njoftuar Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Sipas njoftimit, regjistrimi i kandidatëve do të fillojë në orën 11:00 dhe do të zgjasë deri në orën 11:30, kur edhe do të mbyllen dyert e sallës.
Kandidatët që paraqiten pas orës 12:00 nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim.
Testi organizohet në përputhje me nenin 22 të Rregullores nr. 02/2022 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.
Komisioni ka bërë të ditur se njoftimi i plotë dhe lista e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testit me shkrim janë publikuar në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial.
Lista e kandidatëve dhe njoftimi i plotë mund të gjenden në këtë link.

