Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Jim Xhema nderohet në Prishtinë, hapet për qarkullim segmenti rrugor që mban emrin e tij

Qendra Info by Qendra Info
25/11/2026
in Lajme
0
Jim Xhema nderohet në Prishtinë, hapet për qarkullim segmenti rrugor që mban emrin e tij
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, më 25 nëntor, është hapur për qarkullim një nga segmentet e rëndësishme rrugore të kryeqytetit, i cili mban emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Jim Xhema.

Përmes një publikimi në Facebook, Rama ka theksuar se emërtimi i këtij segmenti rrugor është një formë mirënjohjeje për kontributin e Xhemës në avancimin e çështjes shqiptare dhe shtetësisë së Kosovës.

“Jim Xhema, ky shqiptar i madh, prej sonte e ka emrin në zemër të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka bërë të ditur se segmenti rrugor është hapur për qarkullim, duke e cilësuar atë si një nga segmentet më të rëndësishme të kryeqytetit.

“Kështu i nderon Prishtina njerëzit që kanë bë aq shumë për çështjen shqiptare dhe shtetësinë e Kosovës”, ka shtuar ai.

Jim Xhema njihet si një nga veprimtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan, i angazhuar ndër vite në mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare dhe pavarësisë së Kosovës.

Emërtimi i segmentit rrugor në kryeqytet, sipas Ramës, përbën një akt mirënjohjeje ndaj kontributit të tij.

Related

Previous Post

Mbi 116 mijë euro për udhëtime, pozita të kontestuara dhe parregullsi financiare – raporti që trondit menaxhmentin e Artan Dermakut dhe Dukagjin Lekës

Next Post

Kurti nga Brukseli: Statusi kandidat për Kosovën është çështje urgjente, nuk kërkojmë favor, por njohjen e përparimit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.