Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

AAK propozon pension proporcional për qytetarët që kanë paguar kontribute para vitit 1999

Qendra Info by Qendra Info
10/11/2026
in Category
0
AAK propozon pension proporcional për qytetarët që kanë paguar kontribute para vitit 1999
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, me qëllim që pension kontributpagues proporcional të përfitojnë edhe qytetarët që kanë paguar kontribute para 1 janarit 1999, por nuk e kanë plotësuar periudhën e kërkuar për pension sipas skemave ekzistuese.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, në një konferencë për media prezantoi propozimin për shtimin e nenit të ri 8/B, i cili parasheh që pensioni të llogaritet në përpjesëtim me vitet, muajt dhe ditët e kontributeve të paguara.

Haxhiu tha se propozimi synon të zgjidhë rastet kur qytetarëve u mungojnë vetëm disa muaj apo ditë për të plotësuar periudhën e nevojshme për pension kontributpagues.

Sipas saj, personat që kanë punuar dhe kanë paguar kontribute para vitit 1999 nuk duhet të privohen nga përfitimi i pensionit vetëm për shkak se nuk e kanë arritur periudhën e kërkuar nga ligji aktual.

“Bëhet fjalë për njerëz që kanë punuar dhe kanë paguar kontribute para 1 janarit të vitit 1999. Për njerëz që kanë vite pune të dëshmuara, por që sot nuk kualifikohen për pension kontributpagues për shkak se nuk e arrijnë periudhën e kërkuar. Dikujt i mungon një vit, dikujt disa muaj, dikujt mund t’i mungojnë vetëm disa ditë”, deklaroi Haxhiu.

Ajo theksoi se propozimi nuk parasheh ndryshimin e kushteve për pensionin kontributpagues të moshës dhe pensionin parcial kontributpagues për personat e larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme.

Si do të llogaritej pensioni proporcional?

Sipas propozimit, administrata fillimisht do të shqyrtonte nëse qytetari i plotëson kushtet për të përfituar nga skemat ekzistuese.

Nëse i plotëson kushtet, pensioni do të përcaktohej sipas skemës përkatëse. Nëse nuk e plotëson periudhën e kërkuar, atëherë do të shqyrtohej mundësia e përfitimit të pensionit të ri proporcional.

Haxhiu sqaroi se personat që tashmë kualifikohen për skemat ekzistuese nuk do të kalonin në formulën e re.

Për ta ilustruar propozimin, ajo dha shembullin e një pensioni të plotë prej 300 eurosh, të ndarë në 15 vite kontribute. Kjo do të nënkuptonte 20 euro pension mujor për çdo vit kontributesh.

Sipas kësaj formule, një qytetar me 14 vite kontribute do të përfitonte 280 euro në muaj, ndërsa një qytetar me 14 vite e gjashtë muaj kontribute do të përfitonte 290 euro.

Deputetja tha se propozimi do t’u mundësonte të aplikonin sërish edhe personave të cilëve u janë refuzuar më herët kërkesat për pension për shkak të periudhës së pamjaftueshme të kontributeve.

Propozimi i AAK-së synon që qytetarët të përfitojnë në përpjesëtim me kontributet që kanë paguar gjatë viteve të punës, edhe në rastet kur nuk i plotësojnë kushtet për pension sipas skemave aktuale.

Related

Previous Post

Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrime gjatë shitjeve online: Mos i ndani të dhënat bankare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.