Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrime gjatë shitjeve online: Mos i ndani të dhënat bankare

Qendra Info by Qendra Info
10/11/2026
in Lajme
0
Kontesti pronësor përfundon në përleshje, gjashtë persona arrestohen në Malishevë.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë shitjes së produkteve përmes platformave online, pasi janë evidentuar raste të mashtrimeve përmes linqeve të rreme që synojnë marrjen e të dhënave të kartelave bankare.

Sipas Policisë, personat e dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje dhe paraqiten si blerës të interesuar.

Gjatë komunikimit, ata u dërgojnë shitësve linqe të rreme, përmes të cilave kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, me arsyetimin se këto nevojiten për realizimin e pagesës.

Policia u bën thirrje qytetarëve të mos hapin linqe të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhënat bankare, përfshirë numrin e kartelës, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar.

Në rast se dikush i ka dhënë këto të dhëna në faqe të dyshimta, duhet të kontaktojë menjëherë bankën për bllokimin e kartelës dhe ta raportojë rastin në Polici.

“Për të shitur online, nuk keni nevojë të zbuloni të dhënat e kartelës suaj bankare”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Related

Previous Post

Merz kushtëzon buxhetin e ardhshëm të BE-së me financimin e Ukrainës

Next Post

AAK propozon pension proporcional për qytetarët që kanë paguar kontribute para vitit 1999

Next Post
AAK propozon pension proporcional për qytetarët që kanë paguar kontribute para vitit 1999

AAK propozon pension proporcional për qytetarët që kanë paguar kontribute para vitit 1999

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.