Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku dhe Limaj diskutojnë për listë të përbashkët – opozita përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Qendra Info by Qendra Info
24/10/2025
in Lajme
0
Abdixhiku dhe Limaj diskutojnë për listë të përbashkët – opozita përgatitet për zgjedhje të parakohshme
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas burimeve të Qendra.info, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë zhvilluar sot një takim politik me peshë, ku tema kryesore ka qenë mundësia e krijimit të një liste të përbashkët opozitare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Burimet bëjnë të ditur se bisedimet mes dy liderëve janë përqendruar në opsionin e një koalicioni të gjerë opozitar, që do të përfshinte jo vetëm LDK-në dhe Nismën.

Këto zhvillime vijnë në një moment kyç, pasi të dielën pritet prova e parë e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për formimin e qeverisë së re. Megjithatë, sipas burimeve politike, gjasa që LVV të arrijë të formojë kabinetin është e vogël, dhe vetë subjekti i Albin Kurtit po konsideron seriozisht mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Në këtë sfond politik të tensionuar, opozita duket se po lëviz me shpejtësi për të konsoliduar pozicionet e saj, me qëllim që të jetë e përgatitur për çdo skenar pas së dielës — ditës që mund të përcaktojë nëse vendi do të ketë qeveri të re apo do të shkojë drejt kutive të votimit.

Related

Previous Post

Suplementet më të vlefshme për imunitet në vjeshtë dhe dimër

Next Post

Caktohet seanca për Qeverinë e re – të dielën në ora 10:00

Next Post
Paga e shtatorit për secilin deputet – rreth 2 mijë euro, pa asnjë ditë pune

Caktohet seanca për Qeverinë e re – të dielën në ora 10:00

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.