Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka njoftuar se e hëna, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Në njoftimin zyrtar drejtuar zyrtarëve të administratës publike, ministria ka bërë të ditur se pushimi do të zbatohet të hënën, pasi 28 Nëntori këtë vit bie të shtunën.
“Me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, e hënë, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministria ka uruar qytetarët dhe zyrtarët për festën e 28 Nëntorit.


