Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksion i madh i Krimeve Ekonomike në Prishtinë, disa persona arrestohen për korrupsion dhe manipulime me shpronësime

Qendra Info by Qendra Info
07/05/2026
in Lajme
0
Arrestohet personi që goditi për vdekje profesorin në Skenderaj
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksion i gjerë i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, është zhvilluar mëngjesin e djeshëm në Prishtinë, ku disa persona janë arrestuar nën dyshimet për korrupsion, ryshfet dhe manipulime me proceset e shpronësimit të tokave.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, operacioni është realizuar pas zgjerimit të hetimeve nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë bashkëvepruar në kundërshtim me ligjin në raste që lidhen me shpronësime të pronave.

Në mesin e të arrestuarve janë Sh. Syla, H. Mustafa, V. Gashi, H. Muli, A. Pireva, N. Raifi dhe N. Karaqi.

Burimet bëjnë të ditur se hetuesit kanë kryer kontrolle në tetë lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku janë sekuestruar telefona mobilë, laptopë, pajisje elektronike, dokumente dhe para të gatshme që dyshohet se lidhen me rastin nën hetim.

Sipas informatave, gjatë bastisjeve janë konfiskuar 10 telefona, katër laptopë, një kompjuter, një USB dhe 6 mijë e 450 euro para cash, si dhe dokumentacion i ndryshëm që pritet të shërbejë si provë në procedurën hetimore.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit special, atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi rolin individual të secilit prej të arrestuarve apo mbi vlerën e dyshuar të dëmit financiar.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related

Previous Post

Kujdes në Austri! Kamera të reja në autostradën A13, shoferët gjobiten nëse kalojnë mbi 60 km/orë

Next Post

MINT publikon çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta 1.69 euro për litër

Next Post
Katastrofale dhe e papërballueshme”, qytetarët shpërthejnë për çmimin e naftës

MINT publikon çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta 1.69 euro për litër

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.