Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës në Kosovë për datën 7 maj 2026.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimet e reja që hynë në fuqi nga ora 10:00 janë:
- Nafta (dizel): 1.69 euro për litër
- Benzina: 1.51 euro për litër
- Gasi: 0.81 euro për litër
Ministria ka bërë të ditur se qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre lidhur me çmimet e derivateve përmes emailit zyrtar ose në numrin pa pagesë të vendosur nga institucionet përgjegjëse.
Lëvizjet e fundit të çmimeve të karburanteve vijnë në një kohë tensionesh të larta në tregjet ndërkombëtare të energjisë, të ndikuara nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë në transportin detar në Strait of Hormuz, një nga korridoret kryesore globale të naftës.

