Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Alarmante: Mbi 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, mosha e përdorimit ka rënë në 16 vjeç

Qendra Info by Qendra Info
26/06/2026
in Lajme
0
Alarmante: Mbi 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, mosha e përdorimit ka rënë në 16 vjeç
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, KOMF dhe Labyrinth kanë bërë thirrje për veprim urgjent institucional, duke kërkuar masa konkrete për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përdorimi i substancave narkotike.

Sipas një komunikate të përbashkët, Kosova po përballet me sfida serioze në parandalimin dhe trajtimin e abuzimit me droga, veçanërisht te fëmijët dhe adoleshentët.

Bazuar në vlerësimet e publikuara, numri i përdoruesve të drogave në Kosovë ka kaluar 35 mijë, ndërsa shqetësues mbetet fakti se gjithnjë e më shumë të rinj po bëhen pjesë e kësaj statistike.

Të dhënat e Labyrinth tregojnë se mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ka rënë nga 18 vjeç në vitin 2018, në 16 vjeç në periudhën e fundit.

Sipas raportimit, marihuana mbetet substanca më e përdorur në Kosovë. Ndërkohë, është vërejtur edhe rritje e lehtë e përdorimit të heroinës, veçanërisht te komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe një rritje e shpejtë e përdorimit të kokainës në popullatën e përgjithshme.

Organizatat theksojnë se arsyet që çojnë fëmijët drejt drogave janë të shumta, duke përfshirë:

  • Disponueshmërinë e lartë të drogave në treg
  • Traumën e hershme në fëmijëri
  • Mungesën e edukimit mbi rreziqet
  • Presionin shoqëror
  • Kureshtjen për eksperienca të reja

Përdorimi i substancave narkotike sjell pasoja të rënda për individin dhe familjen, duke përfshirë dëmtimin e shëndetit fizik dhe mendor, probleme sociale, kriminalitet dhe barrë financiare.

Sipas KOMF dhe Labyrinth, Kosova vazhdon të ketë mungesë të shërbimeve të specializuara parandaluese dhe rehabilituese, si dhe mungesë të ekipeve mobile për identifikimin dhe trajtimin e rasteve në komunitet.

Ata kërkojnë masa urgjente, përfshirë:

  • Rritjen e ndërgjegjësimit publik
  • Programe të strukturuara parandaluese
  • Shërbime rehabilituese për të rinjtë
  • Mbështetje më të madhe për prindërit dhe kujdestarët

Sipas tyre, fokusi duhet të jetë tek adoleshentët dhe të rinjtë, për të parandaluar përfshirjen e hershme në përdorimin e drogave dhe për të ndërtuar mekanizma më efektivë mbrojtës në nivel kombëtar.

Related

Previous Post

Çmimet e reja të derivateve në Kosovë – MINT publikon tarifat për 26 qershorin

Next Post

BE zgjat me një vit sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, masat mbeten në fuqi deri në korrik 2027

Next Post
BE zgjat me një vit sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, masat mbeten në fuqi deri në korrik 2027

BE zgjat me një vit sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, masat mbeten në fuqi deri në korrik 2027

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.